Aktivitetet

E mërkurë, 25 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikës së Kazakistanit, Askar Mamin

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kazakistanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i shoqëruar nga deputeti Enes Ibrahim, realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Kazakistanit, Askar Mamin. 

Kryeministri i Kazakistanit shprehu kënaqësi për realizimin e takimit me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se, avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë është me rëndësi të madhe për të dy vendet, a para së gjithash përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e këmbimit tregtar dhe inicimi i aktiviteteve investuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Askar Mamin nënvizoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit i karakterizon miqësi, mirëkuptim i ndërsjellë dhe interes i përbashkët për zgjerimin e tyre të mëtutjeshëm.  

Njëkohësisht, ai shprehu shpresë së Takimi i katërt i kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë, që u mbajt këto ditë në Nur-Sultan, do të mundësojë vendosje të dialogut të drejtpërdrejtë multilateral ndërmjet krerëve të trupave ligjvënës të shteteve të Evropës dhe Azisë. 

Kryetari Talat Xhaferi theksoi se, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston gatishmëri për intensifikim të mëtutjeshëm të dialogut dhe thellim të bashkëpunimit me Republikën e Kazakistanit në fushat me interes të ndërsjellë, siç janë ekonomia, energjetika, arsimi, kultura dhe turizmi. Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, Kryetari Xhaferi u zotua për abrogimin e vizave për hyrje në Kazakistan për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut mund të paraqesë urë për bashkëpunimin ekonomik të vendeve të Evropës Juglindore. Në anën tjetër, ekziston interes për prezencën ekonomike të Maqedonisë së Veriut në tregun e Kazakistanit, para së gjithash për shkak të pozitës gjeo-strategjike të vendit. Hapja e Ambasadës sonë në Kazakistan në fund të vitit 2014 dhe e Konsullatës së nderit në Almati vitin e kaluar, sipas Xhaferit është provë për angazhimet tona për ngritjen e marrëdhënieve të ndërsjella në nivel më të lartë, me tendencë për rritje të mëtejme të vazhdueshme. 

Kryetari Xhaferi informoi për pritjet për marrjen e datës për fillimin e negociatave për aderim në BE dhe për rrumbullakimin e shpejtë të procesit të ratifikimit të Protokollit aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës, me çka vendi do të bëhet anëtari i plotfuqishëm i 30-të i NATO-s. 

Bashkëbiseduesit shprehën shpresë së vizita zyrtare e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kazakistanit do të paraqesë nxitje plotësuese për vizita të mëtejme të ndërsjella në nivelin më të lartë ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve. 


Click