Aktivitetet

E hënë, 20 maj 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e shtetit, Pendarovski   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ishte në vizitë të parë te Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. 

Në vetë fillimin Kryetari Xhaferi ia uroi Presidentit Pendarovski marrjen e funksionit të Presidentit të shtetit dhe i uroi sukses në përmbushjen e kësaj detyre më të lartë shtetërore.  

Në vazhdim, bisedonin për situatën aktuale në vend, për pritjet e qytetarëve dhe bashkërisht konstatuan se është me rëndësi esenciale që të gjitha institucionet në shtet, mirëpo edhe të gjithë faktorët që janë pjesë e jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e ardhshme ti orientojnë kapacitetet dhe potencialin e përgjithshëm në realizimin e hapit të ardhshëm të rëndësishëm të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut - dhe ky është marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.   

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski e potencoi rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar. 

Click