Aktivitetet

E mërkurë, 13 mars 2019

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE PARLAMENTIT TË RUMANISË 

Në kuadër të vizitës së punës me rastin e ratifikimit të Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, z. Panço Minov realizoi takim me z. Kristijan Joan Kirtes, kryetar i Grupit miqësor për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Z. Kirtes shprehu kënaqësi për takimin në nivel të Grupeve parlamentare për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve dhe drejtoi urime për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin reformues. Ai i përshëndeti veçanërisht përpjekjet e deputetëve të opozitës të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese dhe për Marrëveshjen e Prespës për tejkalimin e të gjitha pengesave për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE dhe vlerësoi se ky është vendim i guximshëm i cili do të kontribuojë për ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Z. Minov falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe nënënvizoi se bashkëpunimi në nivelin parlamentar është i kënaqshëm, mirëpo nevojitet të intensifikohen takime bilaterale dhe vizitat e ndërsjella në nivel të komisioneve parlamentare dhe grupeve për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet përforcim i bashkëpunimit në të gjitha nivelet, në të gjitha fushat me interes të përbashkët. 

Click