E martë, 27 nëntor 2018
TAKIM PËRSHËNDETËS I KRYETARIT XHAFERI, ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, z. PREDRAG MITRОVIQ
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot pati një takim përshëndetës me ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, z. Predrag Mitroviq.
Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritashëm bilateral dhe falënderoi Ambasadorin për angazhimin dhe punën gjatë mandatit të tij për përforcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy vendeve.
Ambasadori Mitroviq e falënderoi për takimin dhe shprehu bindje se Mali i Zi edhe më tej do të vazhdojë ta mbështetë Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj për anëtarësim të plotë në NATO dhe në BE.
Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi i dëshiroi suksese të mëtejme ambasadorit Mitroviq në angazhimin e tij të ardhshëm profesional.