Aktivitetet

E premte, 14 dhjetor 2018 

Takim pune i Klubit të Deputeteve me temë: "Martesat e të miturve"

Klubi i Deputeteve dje mbajti takim pune me temë: "Martesat e të miturve". Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional (NDI). Në takimin e punës ishin të pranishëm deputetet nga më shumë grupe parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Koordinatorja e Klubit të Deputeteve, Gjylymsere Kasapi, në fjalimin hyrës tha se martesat e të miturve janë problem aktual në nivel ndërkombëtar. I theksoi vërejtjet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës në Kombet e Bashkuara dhe Raportin e Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të femrës në Republikën e Maqedonisë. 

Nesime Salioska, drejtoreshë ekzekutive e ROMA SOS Prilep i prezantoi konstatimet dhe rekomandimet e hulumtimit të tyre të zbatuar në Republikën e Maqedonisë "Zona gri ndërmjet traditës dhe të drejtave të fëmijëve".

Rekomandimet përfshijnë harmonizimin e legjislacionit ekzistues me qëllim në mënyrë eksplicite të sigurohet se mosha ligjore minimale është 18 vjet për një person të jetojë në martesë dhe sigurimin e mekanizmave juridike, futjen e sistemit institucional për evidencën dhe ndjekjen e martesave ndërmjet dhe me personat më të rinj se 18 vjet dhe zhvillimin e programit të veçantë për mbrojtjen dhe parandalimin e martesës nën 18 vjet. 

Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ishte përfshirë në këtë hulumtim si eksperte juridike. Ajo u përqendrua në kornizën juridike dhe theksoi se Republika e Maqedonisë nuk ka sistem të integruar i cili i referohet këtij problemi dhe për këtë arsye me keqardhje përjashtimi bëhet rregull. Edhe pse në Kushtetutë dhe në ligj është përcaktuar kufiri i poshtëm, në mënyrë të heshtur, Republika e Maqedonisë lejon martesën edhe me 16 vjet, sepse hulumtimi i saj ka treguar se asnjë kërkesë e parashtruar për martesë nën 18 vjet, deri tani nuk është refuzuar, dhe kjo nuk guxon të lejohet. Nevojiten ndryshime në legjislacionin ekzistues, duke e përfshirë nenin 197 të Kodit Penal dhe nenin 16 të Ligjit për familje, si dhe ligjet për arsim fillor dhe arsim të mesëm. 

Pastaj, përfaqësueset e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme folën për aktivitetet momentale si dhe aktivitetet e ardhshme të ministrive të tyre. Gjylten Mustafova dhe Svetllana Cvetkovska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksuan se Ligji për familje do të ndryshohet dhe pritet të përfundojë deri në gusht 2019 dhe bën thirrje për diskutim gjithëpërfshirës për ligjin, dhe se në këtë moment po hartohet Ligji për dhunën e bazuar në gjini dhe është i pari në rajon i këtij lloji. 

Tatjana Kikerekova nga Ministria e Drejtësisë theksoi se është me rëndësi të veprohet në faktorët që e gjenerojnë këtë dukuri si dhe në parandalim. Neziktere Sulejmani nga Ministria e Arsimi theksoi se me futjen e arsimit të detyrueshëm të mesëm, ka rezultate në lidhje me zvogëlimin e kësaj dukurie. Jasminka Angellova nga Ministria e Punëve të Brendshme ndau të dhëna statistikore në lidhje me nenin 197 të Kodit Penal për vitin 2017 (12 vepra penale kundër 17 kryerësve) dhe vitin 2018 (18 vepra penale kundër 24 kryerësve), por edhe apeloi që Dhoma Ligjvënëse t'i miratojë ndryshimet ligjore, ndërsa ata si ministri gjithsesi do të sigurojnë zbatimin e tyre. 

Në kornizat e diskutimit në të cilin morën pjesë deputetet, deputeti Samka Ibraimovski dhe përfaqësuesit e ministrive, është dhënë një mbështetje e gjerë nga të gjitha partitë politike për ndryshim sa më të shpejtë të nenit 197 të Kodit Penal. Ishte propozuar në vend të nocionit "martesat e të miturve", të përdoret nocioni "martesat e fëmijëve" në pajtim me konventat ndërkombëtare.     

Click