Aktivitetet

E enjte, 7 qershor 2018 

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE PËR KRIJIM TË PËRGJEGJSHËM GJINOR TË POLITIKAVE DHE BUXHETIMIT 

Klubi i deputeteve, në bashkëpunim me UN Women dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbajti takim të tretë tematik pune me titull "Krijimi i përgjegjshëm gjinor i politikave dhe buxheteve". 

Ky takim është pjesë e serisë së punëtorive me qëllim të diskutimit të temave me rëndësi për avancimin e barazisë gjinore, si dhe të definohen qëllimet strategjike dhe vizioni i Klubit për çështje që janë me rëndësi kryesore kur bëhet fjalë për rolin dhe statusin e femrës në shoqërinë tonë. 

Në takimin e punës, në veçanti u theksua buxhetimi i përgjegjshëm gjinor si qasje ose vegël e cila anëtarëve të Parlamentit mund t'u shërbejë që të bëjnë thirrje për transparencë të zmadhuar të vendimeve buxhetore, si dhe për llogaridhënie ndaj angazhimeve për barazi gjinore. Ai i plotëson të gjitha përpjekjet dhe angazhimet që të arrihet barazi gjinore, me atë që e orienton vëmendjen drejt barazisë në alokimin e financave publike. 

"Fakti se buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është një pre veglave të rëndësishme në transformimin e shoqërisë, që ka për qëllim t'u përgjigjet nevojave të grupeve të ndryshme, e imponoi definimin e sferave strategjike dhe qëllimeve adekuate nga të cilat dalin aktivitetet, korniza kohore dhe institucionet e përgjegjshme për implementimin e saj. Me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor bëhet i dukshëm kontributi i femrave dhe theksohet vlera e punës së papaguar e femrës. Në Kuvend deputetet duhet t'i njohin komponentët gjinore në buxhet dhe në atë kuptim gjatë shqyrtimit të proceseve buxhetore duhet të merret parasysh aspekti gjinor". theksoi në punëtorinë znj. Gjulumser Kasapi, koordinatorja e Klubit të deputeteve. 

Deputetja Liljana Kuzmanovska theksoi përvojat që datojnë që nga viti 2009, kur në nivel lokal për herë të parë u njoftua me pilot-iniciativat për buxhetim të përgjegjshëm gjinor dhe kur kjo temë ka qenë ende e panjohur. Ajo theksoi se nevojitet mbështetje e vazhdueshme me qëllim avancimin e kapaciteteve edhe të institucioneve qendrore edhe të vetëqeverisjeve lokale për zbatimin për aplikimin e saj në të gjitha politikat sektoriale. 

Nën udhëheqjen e znj. Neda Maleska-Saçmaroska, eksperte për buxhetim gjinor, deputetet diskutuan për lidhje të procesit të krijimit të politikave dhe miratim të buxheteve me funksion mbikëqyrës të Kuvendit dhe cilat janë çështjet specifike gjinore kryesore të cilat deputetet i vërejnë kur i shqyrtojnë programet dhe buxhetet. 

Click