Aktivitetet

E hënë, 3 korrik 2018

TAKIM PUNE I SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA ME SEKRETARËT PARLAMENTARË TË REPUBLIKËS SË BULGARISË 

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova, bashkë me përfaqësuesit e shërbimit të Kuvendit, realizoi takim pune me sekretarët parlamentarë të Republikës së Bulgarisë, të cilët vizituan dhomën legjislative të Maqedonisë. 

Delegacioni përbëhej nga sekretarë parlamentarë të Këshillit ministror, nga Qeveria, Ministria dhe Prokuroria Publike e Republikës së Bulgarisë. 

Në atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë, të pranishmit kishin mundësi të këmbejnë mendime dhe përvoja për funksionimin e të dyja parlamenteve, për mënyrën e punës së Komisioneve dhe shërbimit parlamentar. 

Përfaqësuesit e dhomës legjislative të Maqedonisë dhe Bulgarisë shprehën kënaqësi nga takimi dhe gatishmëri për projekte të ardhshme të përbashkëta dhe thellim të bashkëpunimit parlamentar. 

Click