Aktivitetet

E premte, 1 mars 2019 

Takimi Grubi-Loazo: Brukseli është destinacioni ynë i përbashkët 

Sot, 26 shkurt 2019, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, realizuan takim pune me Ministren e Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Çështjeve Evropiane dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, znj. Natali Loazo. 

Grubi theksoi se është e rëndësishme vizita e ministres Loazo, si dhe shoqërimi i saj, senatores dhe kryetare e grupit për miqësi Franca-Ballkani Perëndimor, Marta de Sidrak, deputetit dhe kryetar i grupit për miqësi Franca-Maqedonia e Veriut, Bertran Sor, dhe e zëvendësdrejtorit për Evropë kontinentale në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Bujan de Llakost.  

Duke u falënderuar për mbështetjen e deritanishme të Francës në proceset eurointegruese të vendit, Grubi informoi për realizimin e reformave të BE-së në Kuvendin, me fokus në sferat reformuese kryesore, të cekura në Konkluzionet e Këshillit nga qershori 2018: gjyqësia, zbulimi dhe reformat në shërbimet e sigurisë, lufta kundër korrupsionit, si dhe reformat në administratën publike. Theksoi se Kuvendi insiston që të gjitha ligjet të miratohen me konsensus, ndërmjet pozitës dhe opozitës, gjë që ishte rast edhe me Ligjin e miratuar për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, në të cilin, Komisioni për Çështje Evropiane pranoi 21 amendamente të opozitës.  

Për ngjarjet aktuale në vend theksoi se janë në kornizat e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në prill, dhe se vendi me vendosmëri hapëron drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pas të cilit pa dyshim se qëndrojnë të gjitha partitë politike. Për këtë shkak, theksoi Grubi, për ne me rëndësi është të na mbështet Franca, duke e pasur parasysh vendin dhe ndikimin e saj në strukturat euroatlantike.

Ministrja Loaza e përsëriti perspektivën evropiane të rajonit dhe në këtë kontekst edhe të Maqedonisë së Veriut, por duke sugjeruar se nevojitet përmbushja e të gjitha kritereve në kapitujt. Ajo e vërtetoi mbështetjen franceze për proceset tona eurointegruese, me ç’rast theksoi se duhet të merret parasysh edhe mundësia që BE-ja të reformohet në aspekt të funksionimit të tij, para zgjerimit të ardhshëm me vende anëtare të reja. Në lidhje me gjendjen e tanishme në Bashkimin Evropian, theksoi se zgjedhjet evropiane, në maj, do të jenë vendimtare për ardhmërinë e tij. 

Në takim fjalime patën deputetet: Magdalena Manaskova, Lidija Tasevska dhe Elizabeta Kançevska Milevska, në të cilat i përbashkët ishte konstatimi se Maqedonia e Veriut duhet të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në në sesionin e qershorit të Këshillit, sepse punon me përkushtim në reformat e BE-së në jurisprudencë dhe sundimin e së drejtës. Tani, kur është tejkaluar kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë, me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me Bullgarinë, vendi do të marrë valorizimin për detyrat e mbaruara me sukses.  

Click