Aktivitetet

E martë, 3 korrik 2018

TAKIMI I CVETANKA IVANOVËS ME GENCI GJONÇAJ PËR FUNKSIONIMIN E INSTITUTIT PARLAMENTAR 

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova, sot u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Genci Gjonçaj. Në takimin, në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësues të NDI-së për Maqedoninë dhe për Shqipërinë, dhe Ambasada zvicerane, biseduan për përvojën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në themelimin dhe funksionimin e Institutit parlamentar. 

Instituti parlamentar funksionon nga viti 2014, por ideja është shumë e hershme dhe është realizuar në sajë të ndihmës së NDI-së dhe Ambasadës zvicerane. Siç theksoi Cvetanka Ivanova, një prej anëve të mira është që është ruajtur pavarësia e të punësuarve në institucionin. Gjë themelore është se në Institutin parlamentar duhet të bëjnë hulumtime dhe analiza profesionale dhe objektive për nevojat e të gjithë deputetëve.  

Si anë pozitive e theksoi edhe ruajtjen e sekretit të kërkesave për hulumtim, të cilat pastaj bëhen publikisht të arritshme. Instituti ka mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare dhe është e rëndësishme që është siguruar selektim i pavarur i kuadrove për Institutin.  Kolegëve, Ivanova u rekomandoi të tejkalohet ana e dobët e funksionimit të deritanishëm, e kjo është mungesa e mekanizmave për t'u ruajtur të punësuarit.  

Angazhimi kryesor i Kuvendit të Shqipërisë është që të bëhet e pavarur nga pushteti, e siç potencoi sekretari i përgjithshëm Genci Gjonçaj, Instituti parlamentar do të ketë rol të rëndësishëm në të. 

Për Genci Gjonçaj një prej detyrave është votimi i Ligjit për pavarësi financiare të Kuvendit, i cili është në fazë të përpunimit. Maqedonia ka Institut parlamentar efektiv dhe efikas, dhe siç theksoi, përvoja do të jetë e çmueshme për to. 

Të dy sekretarët e përgjithshëm u pajtuan se para Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë qëndrojnë sfida të njëjta dhe nevojitet bashkëpunim edhe në nivel parlamentar. 

Click