Aktivitetet

E mërkurë, 14 shkurt 2018 

TAKIMI I DEPUTETËVE ME IZTOK MIROSHIQ, SEKRETAR SHTETËROR NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME NË REPUBLIKËN E SLLOVENISË 

Deputetët Vesel Memedi, Juliana Nikollova dhe Dime Vellkovski u takuan me z. Iztok Miroshiq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Sllovenisë, znj. Alenka Koshir, udhëheqës sektori për zgjerim dhe për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë dhe SH.T. Millan Jazbec, ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë. 

Nga ana e z. Iztok Miroshiq u dërgua porosia e fuqishme se zgjerimi i BE-së do të vazhdojë, se Republika e Maqedonisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në pajtim me shkallën e realizimit dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme, kanë perspektivë të qartë që në periudhën e ardhshme të anëtarësohen në BE. 

Deputeti Memedi informoi për rrjedhën e procesit reformues në Republikën e Maqedonisë, për përkushtimin e shumicës së re për t'i realizuar detyrat e caktuara nga Brukseli me qëllim të marrjes së rekomandimit të pakushtëzuar për fillimin e negociatave, bile edhe të datës konkrete për fillimin e tyre. 

Në takim u bisedua për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë dhe hapat e nevojshme konkrete që vijojnë në kontekst të Strategjisë së Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, e publikuar më 6 shkurt 2018, si dhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. 

Në takim, gjithashtu, u këmbyen mendime për gjendjet në Republikën e Maqedonisë dhe rajon, perspektivën euroatlantike dhe marrëdhëniet me fqinjët. 

Click