Aktivitetet

E hënë, 5 mars 2018 

TAKIMI I DEPUTETËVE MEMEDI DHE LLOKVENEC ME Z.  MIROSLLAV LENÇA 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Vesel Memedi dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Hari Llokvenec, u takuan me z. Mirosllav Jença, ndihmës-sekretar i përgjithshëm për çështje politike në Kombet e Bashkuara. 

Në fillim të takimit, z. Memedi shprehu bindje se Republika e Maqedonisë mbetet konsekuente në qëllimet dhe prioritetet e saj të qëndrueshme dhe të larta, përkatësisht anëtarësimin në BE dhe NATO. Ai theksoi se Qeveria e re tregon sinqeritet dhe seriozitet në zgjidhjen e kontestit me emrin me Republikën e Greqisë që të gjejë zgjidhje që do të jetë pozitive për të dyja palët dhe askush nuk do të ndjehet si humbës. 

Ndihmës-sekretari i përgjithshëm Jença tregoi solidaritet dhe mbështetje për Republikën e Maqedonisë në përpjekjet për tejkalimin dhe nevojën për gjetjen e kompromisit për çështjen e emrit, me qëllim të zhbllokimit të procesit dhe vendi të mbetet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Ai theksoi se është i vetëdijshëm për faktin se kjo çështje është e vështirë dhe komplekse, dhe nuk është vetëm bilaterale, por edhe rajonale, sepse e tangon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Në atë kontekst, ai theksoi se aderimi në BE nuk është proces i lehtë dhe kërkon përmbushje të shumë kushteve, ndërsa Republika e Maqedonisë tregoi përkushtim në rrugën reformuese. 

Deputeti Harri Llokvenec tregoi gatishmëri që shumica qeveritare t'i mbështesë të gjitha aktivitetet të cilat do ta përmirësojnë bashkëpunimin e shumicës parlamentare dhe opozitës, me qëllim të finalizimit të proceseve reformuese dhe vendi të lëvizë në drejtim pozitiv në rrugën drejt aderimit në BE. Për përmbushjen e atij qëllimi, nevojitet kompromis nga të dyja palët, por edhe ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, sepse bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe emocionuese. 

Të pranishmit në takim shprehën kënaqësi nga vizita dhe mundësia për diskutim konstruktiv dhe të sinqertë, me qëllim Republika e Maqedonisë t'i fillojë së më shpejt negociatat që të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.  

Click