Aktivitetet

E premte, 15 dhjetor 2017

TAKIMI I DEPUTETIT GRUBI ME DELEGACIONIN E SENATIT TË ITALISË 

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit realizoi takim me delegacionin e Senatit të Italisë, të udhëhequr nga senatori z. Vanino Kiti, e në shoqërim të ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, z. Karlo Romeo.  

Në takimin, i përbashkët ishte konstatimi se Maqedonia dhe Italia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore në të gjitha sferat, me ç'rast në veçanti u theksua mbështetja e vazhdueshme italiane për pranimin tonë në NATO dhe BE.  

Në atë kontekst, kryetari Grubi theksoi se Italia e mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO dhe ka rol aktiv në këtë proces, veçanërisht pas Samit të mbajtur në Trieste këtë verë, kur u vërtetua perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe kur u aprovuan paratë për lidhjet ndërmjet fqinjëve të Maqedonisë, siç është korridori 8, si dhe për bashkëpunimin në energjetikën në rajon. 

Gjithashtu, u këmbyen mendime dhe qëndrime për gjendjet politike aktuale në Maqedoni, në aspekt të realizimit të reformave të nevojshme të BE-së nga Plani qeveritar 3-6-9, me qëllim që vendi vitin ardhshëm verës të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. 

Click