Aktivitetet

E hënë, 18 dhjetor 2017 

TAKIMI I DEPUTETIT POPOVSKI ME Z. SIJARTO 

Kryetari i Këshillit për Eurointegrime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Nikolla Popovski, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Peter Sijarto, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoni. 

"Kur do të hyjmë në BE varet nga anëtaret e BE-së, por kur do të evropianizohemi varet vetëm prej nesh. Prandaj, vëmendjen duhet ta kemi te përforcimi i institucioneve dhe zbatimi i ligjeve më shumë sesa te kushdo tjetër", theksoi Popovski. 

Sijarto e përsëriti mbështetjen e Hungarisë në aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, duke potencuar progresin e vazhdueshëm të cilin shteti e realizon në drejtim të procesit të zgjerimit të BE-së dhe NATO-s. Ai vërteton se Maqedonia ishte partner i besueshëm i Hungarisë në menaxhimin e krizës me migrantët, si mbrojtëse e kufirit të jashtëm të BE-së. 

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se vendi i Maqedonisë është në familjen evropiane, të cilën e kanë dëshmuar disa herë deri tani rolin e vet si anëtar i meritueshëm i BE-së. 

"Para dhe pas anëtarësimit, stabiliteti i shtetit varet nga marrëdhëniet e fqinjëve. Ky është rast për Maqedoninë, aq sa është edhe për Hungarinë", konkluduan bashkëbiseduesit.  

Click