Aktivitetet

E premte, 10 nëntor 2017

Takimi i deputetit Rashidi me eurodeputetin Vajgëll

Deputeti Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët, sot pati takim me z. Ivo Vajgëll, deputet në Parlamentin Evropian dhe referues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian.

Në takim ishte biseduar për gjendjen politike, për rrjedhën e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në vend, për rrugën drejt reformave sistematike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike.

Nga ana e deputetit Rashidi është theksuar angazhimi i Aleancës për Shqiptarët për mbështetjen e përcaktimeve reformuese të qeverisë, reformat në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, lëvizjet pozitive në barazinë e plotë të bashkësive etnike dhe qytetarëve, si dhe rruga drejt NATO-s dhe eurointegrimeve të vendit. 

Gjithashtu, është theksuar se një pjesë e këtyre përcaktimeve seriozisht janë shkelur në zgjedhjet e fundit lokale. 

Aleanca për Shqiptarët plotësisht i mbështet të gjitha iniciativat për dialog ndërmjet grupeve parlamentare.

Click