Aktivitetet

E enjte, 22 mars 2018

TAKIMI I GRUPEVE PËR MIQËSI DHE BASHKËPUNIM NDËRMJET MAQEDONISË DHE BULGARISË 

Delegacioni nga Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bulgarisë, të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Frosina Tashevska-Remenski, u takua me kryetarin e Grupit për miqësi Bulgari-Maqedoni në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Boris Vangjellov dhe anëtarët e Grupit, i cili është një nga grupet me numër më të madh për shkak të interesit të zmadhuar të deputetëve bullgarë për Republikën e Maqedonisë.

Nënkryetarja Remenski, duke iu falënderuar kryetarit Vangjellov për angazhimin aktiv në realizimin e kësaj vizite që ndodh në momentin kryesor të historisë në marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve shprehu pritje se më në fund të dyja vendet do të hyjnë në fazë të re të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, me të cilën do t'u sigurohet ardhmëri më e mirë dhe më të ndritshme gjeneratave të ardhshme në të dyja shtetet dhe do të hapen mundësi të reja në shoqëritë tona.

"Përmes bashkëpunimit të përbashkët do të tregojmë se qëllimi ynë strategjik për të ndarë vlera të përbashkëta në NATO dhe Bashkimin Evropian është diçka që do të na bashkojë në periudhën që vijon" - theksoi Remenski. 

Parlamentet janë vende ku kryqëzohen debatet për çështje kryesore dhe prandaj diplomacia parlamentare duhet ta ketë vendin e vet adekuat në punën e përditshme parlamentare. Në atë drejtim, nënkryetarja Remenski e theksoi rritjen e financave parlamentare për realizimin e këtij qëllimi, duke e treguar përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të dëshmuar se bashkëpunimi i përbashkët dhe ndarja e përvojave të ndërsjellë ndërmjet vendeve është çelësi për perspektivë të suksesshme në të ardhmen. 

Kryetari i Grupit, z. Boris Vangellov, shprehu kënaqësi nga takimi me delegacionin nga shteti i afërt dhe miqësor si Republika e Maqedonisë dhe pritje se aktivitetet e paraparë në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në domenin e infrastrukturës, veçanërisht lidhja e korridorit, si dhe sferat tjera të cekura në Marrëveshjen, për të cilat ministri të caktuara të të dyja shteteve kanë filluar më shumë aktivitete konkrete, me çështje të cilave do t'u kushtohet interes i veçantë nga të dyja palët në muajit vijues. 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Goran Misovski, duke u falënderuar për mbështetjen vetëmohuese të Republikës së Bulgarisë, potencoi se Republika e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësisë në NATO dhe BE dhe shprehu keqardhje për pamundësinë në periudhën e kaluar për bashkëpunim më të afërt ndërmjet të dyja Parlamenteve. 

"Të vetëdijshëm se nacionalizmat dhe shtetet e mëdha të Ballkanit duhet të jenë e kaluar dhe të punojmë të sigurojmë jetë më të mirë për qytetet tona, ndërsa historinë t'ua lëmë historianëve, e në drejtim në të cilin do të lëvizim për realizimin e aktiviteteve të përcaktuara dhe proceseve të paraparë reformuese", theksoi Misovski.  

Ai e shfrytëzoi rastin që zyrtarisht ta ftojë Grupin për miqësi Bulgari-Maqedoni për ta realizuar vizitën kthyese në Republikën e Maqedonisë. 

Të pranishmit u pajtuan se politikanët aktualë e dëgjojnë popullin dhe me ratifikim dhe hyrje në fuqi të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duhet të fokusohen në realizimin e qëllimeve të paraparë në Marrëveshje, sepse edhe të dyja vendet i bashkon familja evropiane dhe kjo është rruga nëpër të cilën duhet të lëvizin në të ardhmen. 

Delegacioni kishte mundësi të jetë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Bulgarisë, ku u prit me duartrokitje të njëzëshme nga të gjithë deputetët e pranishëm.  

Click