Aktivitetet

E enjte, 16 nëntor 2017

Takimi i Grupit Ndërresor për Reforma 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt ad hok takimi i Grupit Ndërresor për Reforma, në të cilin, krahas Kryetarit të Kuvendit, si kryesues ishte i pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski, koordinatorët e grupeve parlamentare, përfaqësuesit e Komisionit për Mbikëqyrje mbi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim, Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masës së Veçantë Hetuese për Ndjekjen e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Takimi ishte në drejtim të informatave për përgatitjen për zbatimin e reformave të shërbimeve të sigurisë të cilat dalin nga Raporti i Pribesë.

Kryetari Xhaferi dhe pjesëmarrësit i dëgjuan drejtimet për kornizat ligjore që i parasheh Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe planin dhe kornizën kohore për zbatimin e tyre. Kryetari e përshëndeti idenë për takimin e tillë para se kjo të prezantohet para publikut dhe e mbështeti përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, si dhe transparencën në tërë procesin. 

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se pakoja e reformave do të jetë lëndë e debatit publik dhe përfshirja e Kuvendit, institucioneve kompetente, sferës akademike, si dhe sektorit joqeveritar me qëllim të sigurohet inkluziviteti dhe transparenca, qëllimi i të cilit është mbrojtja e rendit kushtetues të vendit, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Click