Aktivitetet

E hënë, 7 maj 2018 

TAKIMI I KËSHILLIT BUXHETOR ME PËRFAQËSUESIT E MISIONIT TË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetare e Këshillit Buxhetor, znj. Frosina Tashevska-Remenski; zëvendëskryetarja e Këshillit Buxhetor, znj. Liljana Kuzmanovska; anëtarët z. Jovan Mitrevski, z. Kostadin Kostadinov, z. Ejup Alimi dhe z.  Agim Shaqiri dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, znj. Cvetanka Ivanova, mbajti takim me shefin e Misionit të Fondit monetar ndërkombëtar, Amanda Sajef dhe anëtarin Alberto Soler. 

Në takimin u diskutua për kompetencat e Këshillit Buxhetor, rolin e Këshillit gjatë miratimit të Buxhetit dhe Rebalancin e Buxhetit, përgjegjësinë fiskale, si dhe për angazhimet për përmirësimin e transparencës fiskale në Republikën e Maqedonisë. 

Nënkryetarja Tashevska-Remenska u dëshiroi mirëseardhje të përzemërt mysafirëve dhe shprehu falënderim për mbështetjen të cilën Fondi monetar ndërkombëtar ia jep Republikës së Maqedonisë. Ajo i informoi përfaqësuesit e FMN-së se Këshilli Buxhetor formohet me Vendim për themelim dhe Vendim për përcaktimin e përbërjes, në pajtim me Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Këshilli Buxhetor ka kryetar, zëvendëskryetar dhe nëntë anëtarë nga radha e deputetëve të Kuvendit. Kryetari i Këshillit Buxhetor është një nga nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa zëvendëskryetari është kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet.   

Këshilli Buxhetor ka kompetencë për t'i përcaktuar prioritetet strategjike të Kuvendit për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë me propozim të programeve të veçanta dhe nënprogrameve, jep udhëzim dhe drejtime për përgatitjen e propozimit të kërkesave buxhetore dhe nevojave për punën e Kuvendit, i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave shumë maksimale të mjeteve për Kuvendin për tre vitet e ardhshme fiskale dhe e ndjek realizimin e shpenzimeve në Buxhetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe propozon rindarje të mjeteve në kuadër të mjeteve të miratuara me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Këshilli Buxhetor merr pjesë në procedurën e miratimit të Buxhetit, por vetëm kur bëhet fjalë për Buxhetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Znj. Tashevska-Remenski informoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë filluar procedurat për rritjen e kontrollit financiar dhe mbikëqyrjes së pushtetit legjislativ mbi atë ekzekutiv. Këto janë përcaktime strategjike të cilat do të përcaktohen edhe në Planin strategjik të Kuvendit për periudhën 2018-2020, i cili do të publikohet në mënyrë transparente në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim znj. Tashevska-Remenski theksoi se do të zgjerohen kompetencat e trupave punues amë në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrjen e shpenzimit të mjeteve publike, përkatësisht realizimin e buxhetit të Ministrisë resore. Gjithashtu, duhet të fillojë shqyrtimi i raporteve revizore finale të cilat i dorëzon Enti shtetëror i revizionit, e në bashkëpunim me Fondacionin vestministër për demokraci planifikohet të fillojë me funksionim edhe zyra buxhetore. Kjo zyrë do të përgatisë dokumente dhe raporte të cilat do t'u ndihmojnë deputetëve në leximin e raporteve financiare. 

Në lidhje me transparencën fiskale në Republikën e Maqedonisë, znj. Tashevska-Remenski theksoi se Qeveria vazhdimisht ndërmerr masa dhe aktivitete që e njëjta të përforcohet, institucionet ligjërisht doemos duhet t'i publikojnë raportet financiare dhe të njëjtat janë të disponueshme për çdo qytetar në ueb faqen e Ministrisë së Financave. 

Zëvendëskryetarja e Këshillit Buxhetor, znj. Liljana Kuzmanovska, theksoi se angazhimi i të gjitha faktorëve politikë në Republikën e Maqedonisë është që të ekzistojë transparencë më e madhe në krijimin e politikës fiskale, si dhe në shpenzimin e mjeteve publike. Znj. Kuzmanovska theksoi se në funksion të rritjes së transparencës, nevojitet Strategji fiskale të cilën Qeveria e dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të miratohet nga ana e Kuvendit para miratimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm. Me këtë do të mundësohet që debati buxhetor të fillojë shumë më herët dhe do të përmirësohet procesi i plotë buxhetor. Ajo theksoi se janë në vazhdim e sipër konsultimet që të fillojë shqyrtimi i raporteve revizore finale të ESHR-së, të cilat edhe deri më tani janë dorëzuar në Kuvendin, por vetëm për informim. Gjithashtu, në vazhdim e sipër është debati për fillimin e procesit për pavarësi financiare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Anëtari i Komisionit, deputeti Jovan Mitreski, theksoi se në Kuvendin duhet të diskutohet më shumë për burimet e mjeteve në Buxhetin dhe për realizimin e anës së shpenzimeve, e jo vetëm për çka planifikohet të shfrytëzohen mjetet buxhetore. Procesi buxhetor do të jetë më transparent nëse të dhënat që janë përmbajtur në Buxhetin do të jepen konkretisht sipas dedikimeve, e jo vetëm sipas kontove sintetike. 

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, znj. Cvetanka Ivanova, informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është vlerësuar si më transparent në lidhje me institucionet tjera, sepse të gjitha dokumentet janë publike dhe publikohen në ueb faqen e tij. Njëra prej qëllimeve që do të implementohen në Planin strategjik për periudhën 2018-2020, do të jetë edhe transparenca e zmadhuar. 

Në fund, takimi u vlerësua pozitivisht, u shpreh falënderim për mbështetjen të cilën Fondi monetar ndërkombëtar ia jep Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe u theksua se çdo rekomandim dhe sugjerim i FMN-së është i mirëseardhur dhe do të jetë i pranuar. 

Click