Aktivitetet

E premte, 13 shtator 2019 

TAKIMI I KLUBIT TË DEPUTETËVE ME DREJTORESHËN E ONF, RENIE JOTOVA

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dje realizoi takim me Renie Jotova, drejtoreshën e Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë (ONF), përgjegjëse për Evropën Qendrore dhe Lindore. 

Në shoqërim të drejtoreshës ishte edhe Katalina Spiu, bashkëpunëtore nga zyra rajonale në Bukuresh; korrespodenti nacional për ONF, Afrim Jashari dhe Marija Nikollova, përfaqësuese e Komisionit të Frankofonisë pranë MASH. 

Në takimin përveç anëtarëve të Klubit të deputeteve, ishin të pranishëm edhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova dhe Anastasika Popovska, e cila ka marrë pjesë aktive në krijimin e Klubit. 

Takimin e hapi kryetarja e Klubit të deputeteve, Gjylymser Kasapi, ndërsa qëllimi këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. 

Në fjalimin hyrës, Kasapi i njoftoi të pranishmit me punën, aktivitetet e deritanishme, arritjet dhe përvojat e Klubit të deputeteve. Ajo theksoi se është krenare për arritjet e deritanishme, por se para Klubit qëndrojnë ende sfida dhe pengesa të cilat duhet të tejkalohen, e veçanërisht gjuha aktuale e urrejtjes ndaj femrave në politikën. 

Në fjalimin e vet Jotova i përgëzoi deputetët për sukseset në luftën për të drejtat e femrave.  Ajo u përqendrua edhe në seminarin e 5-të në gjuhën frënge me temë "Përforcimi ekonomik i femrave, roli i femrave sipërmarrëse në vendet e Evropës qendrore dhe lindore: për sfidat, progresin dhe pengesat”, të cilin ONF dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajti më 10 dhe 11 shtator 2019, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Theksoi se në këtë, por edhe në seminaret tjera është konstatuar progres në proceset legjislative në rajonin, e veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. E lavdëroi angazhimin e deputeteve kundër gjuhës së urrejtjes ndaj femrave, e me vetë atë edhe kundër dhunës ndaj tyre, e veçanërisht ratifikimin e Konventës së Stambollit, dhe sugjeroi se pikërisht këto janë vlerat të cilat Klubin e deputeteve e lidhin me Frankofoninë. 

Mirëseardhje dëshiroi edhe Sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova, e cila e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Klubit me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht ato si ONF, me të cilat zhvillon luftëra të njëjta, me qëllimet dhe prioritetet e njëjta, ndërsa theksoi edhe pikat fillestare për bashkëpunim të përbashkët. 

Në rrjedhën e mëtutjeshme u zhvillua diskutim në të cilin u inkuadruan deputetet: Snezhana Kaleska-Vançeva, Bllagica Llasovska, Mirsada Emini-Asani, Lidija Tasevska, Tatjana Prentoviq dhe Liljana Zaturovska. Në diskutimin deputetet dhanë pikëpamjet e tyre për çështjet gjinore dhe këmbyen mendime për praktikat ndërkombëtare në këtë sferë.  

Click