Aktivitetet

E premte, 16 nëntor 2018 

TAKIMI I KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET ME PËRFAQËSUESIT E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR 

Anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dje mbajtën takim me përfaqësuesit e misionit të përhershëm të Fondit monetar ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin u këmbyen mendime për Buxhetin dhe Rebalancin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, politikën fiskale afatmesme, ndryshimet e rregullativës ligjore në pjesën e ekonomisë, reformat në sistemin pensional dhe decentralizimin fiskal të komunave. 

U theksua se nuk realizohen shkallët e planifikuara të rritjes ekonomike për vitin 2018, gjë që u vërtetua edhe me Rebalancin e miratuar të Buxhetit kur shkalla e rritjes ekonomike prej 3.2% gjatë miratimit të Buxhetit, u zvogëlua në 2.8%. Zvogëlimi i shkallës së rritjes ekonomike është si rezultat i realizimit të dobët të investimeve kapitale të cilat në nëntë muajit e parë të vitit janë realizuar me 27.4%. U theksua se projeksionet në Propozim-buxhetin për vitin 2019 janë jorealë. Në lidhje me reformat në sistemin pensional u theksua se është pozitive ajo që nuk rritet kufiri i moshës për pension dhe rritja e shkallës për kontribute për 0,5%. 

U potencua se gjatë vitit 2018 u miratua Ligji për mbështetje financiare të investimeve me çka kompanitë vendore dhe të huaja morën trajtim të barabartë. Në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2018 investimet e huaja të drejtpërdrejta janë 327 milionë euro dhe është shënuar rritje e eksportit. Në drejtim të rritjes së konsumit personal dhe motivimit te të punësuarit me Propozim-Buxhetin për vitin 2019 parashihet rritje e rrogave në administratë. 

U theksua se është përmirësuar transparenca në lidhje me menaxhimin me financat publike. Qeveria nisi procedurë për subvencionimin e rrogave në dega të caktuara industriale, por nuk u arritën rezultatet e dëshiruara, përkatësisht shënohet ulje të produktivitetit në këto degë. U vlerësua negativisht masa me të cilën janë paraparë mjetet buxhetore për mbulimin e një pjesë të borxheve të komunave të cilat janë gjeneruar si pasoje e punës joekonomike në të kaluarën. Nevojiten masa për përmirësimin e gjendjes me Bllok dotacionet për komunat për arsimin fillor dhe të mesëm. 

U theksua mendimi se si për Buxhetin për vitin 2018, ashtu edhe në Propozim-Buxhetin për vitin 2019, Qeveria e Republikës së Maqedonisë paralajmëron shkalla të larta të rritjes ekonomike dhe realizim të një sërë projektesh, por në realitet bëhen shmangie të konsiderueshme nga ajo që u premtohet qytetarëve. 

U theksua se Qeveria planifikon të fusë tatim progresiv sepse ky sistem është më i drejtë dhe ka për qëllim të pasurit të paguajnë tatime më të mëdha. Gjatë vitit 2018 u lëshua euroobligacion me kushte më të volitshme i cili u shfrytëzua pjesërisht për mbulimin e borxheve të vjetra. Në periudhën e ardhshme nevojitet të fillohet me planifikimin afatmesëm të Buxhetit si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. 

U theksua se nevojitet reformë në pjesën e financimit të njësive të vetëqeverisjes lokale përmes rritjes së përqindjes së TVSH-së e cila ndahet për komunat. U vlerësua negativisht zgjidhja ligjore me të cilën kufizohet e drejta e komunave që lirisht ta planifikojnë vëllimin e të ardhurave të tyre burimore. 

Në fund takimi u vlerësua pozitivisht me shpresë se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse mundësojnë këmbim të mendimeve dhe njoftim me politikat të cilat ndërmerren si nga Republika e Maqedonisë ashtu edhe nga Fondi monetar ndërkombëtar. 

Click