Aktivitetet

E martë, 17 korrik 2018 

TAKIMI I KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME PIT MAROKO 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me Pit Maroko, përfaqësues i lartë i Byrosë për operacione, konflikte dhe stabilizim të SHBA-së. 

Në takimin ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit: Betiane Kitev, Vesel Memedi, Çedomir Sazdovski, Zoran Ilioski dhe Afrim Gashi. 

Kryetari Kitev, në fjalimin e tij hyrës shprehu kënaqësi nga takimi i sotëm dhe dha një hyrje të shkurtër për punën dhe kompetencat e Komisionit. 

Mbështetja e SHBA-së është e vazhdueshme, ndërsa mendimi i vetëm i të gjitha faktorëve politikë në vend është integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO, theksoi Kitev. 

Përfaqësuesi i lartë, Maroko shprehu falënderim për takimin, që u realizua në këtë kohë të veçantë për Maqedoninë, kohë e arritjeve të mëdha dhe e marrëveshjes së arritur para do kohe me Greqinë. Njëkohësisht shfaqi shpresë se nuk do të kalojë shumë kohë që të na përshëndesë si vendi i tridhjetë anëtar i NATO-s. 

Nënkryetari i Kuvendit, Vesel Memedi e theksoi çështjen për ekstremizmin e dhunshëm i cili është i pranishëm gjithandej, por nuk i është përkushtuar shumë vëmendje këtij problemi. 

Ilioski theksoi se për reduktimin e konflikteve dhe për stabilitet të shtetit duhet të sundojnë ligjet dhe të respektohen procedurat, ndërsa Kuvendi duhet të jetë shembull për këtë. 

Të pranishmit u falënderuan për angazhimet e SHBA-së në sundimin e të drejtës si prioritet absolut dhe për përgatitjen e shtetit tonë që të anëtarësohet në NATO. 

Në pikëpamjet përfundimtare delegacioni i SHBA-së e shprehu kënaqësi për hapat tona dhe për punën e bërë deri më tani dhe inkurajoi që në të ardhmen të vazhdohet në këtë rrugë.  

Click