Aktivitetet

E premte, 17 tetor 2017

TAKIMI I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI ME EUROKOMISAREN VIOLETA BULC 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji mbajti takim me eurokomisaren për mobilitet dhe transport, znj.Violeta Bulc. Në takim ishte i pranishëm edhe z. Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së. 

Tema në takimin ishte Agjenda e lidhjes: reforma dhe projekte rrjedhëse në sferën e transportit, siguria në rrugët, bashkëpunimi i përgjithshëm; Marrëveshja për komunitetin e transportit, pritjet dhe përfitimet. 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Liljana Zaturoska u dëshiroi mirëseardhje të përzemërt mysafirëve të nderuar, i prezantoi anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit dhe informoi cilat çështje i shqyrton Komisioni.

 Eurokomisarja Bulc i ndau qëndrimet në sektorin e transportit dhe theksoi elementet të cilat duhet të tejkalohen që të inkuadrohet Republika e Maqedonisë në trendët evropiane. Foli për qëllimet themelore në transportin, e ato janë efikasiteti dhe lidhja ndërmjet vendeve anëtare dhe fqinjësisë. E përshëndeti me fjalë lavdëruese nënshkrimin e Marrëveshjes për komunitetin e transportit, e cila në përmbajtjen e saj ofron kornizë rregullatore, strukturë të re me të cilën përfshihet e drejta evropiane.  Theksoi se gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes në Trieste, Republika e Maqedonisë pranoi shumë më të madhe të mjeteve në krahasim me gjithë Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se transferimi në hekurudhat është me rëndësi esenciale për Bashkimin Evropian. Në fund të fjalimit, znj. Bullc porositi se Republika e Maqedonisë duhet të bashkëpunojë me vendet fqinje. 

Kryetarja e Komisionit, znj. Zaturoska, theksoi se Republika e Maqedonisë është përkushtuar veçanërisht në efikasitetin, lidhshmërinë dhe sigurinë në sistemin transportues, e me zhvillimin e sistemit transportues dhe tendencën e lidhjes së mirë në rajonet dhe Bashkimin Evropian do të ketë benefite të tyre. 

Në takimin u këmbyen mendime, qëndrime dhe çështje për reformat dhe projektet në sferën e transportit, duke u fokusuar në Korridoret për lidhje të Republikës së Maqedonisë dhe rajonit. Në diskutimin morën pjesë deputetët: znj. Liljana Popovska, znj. Sonja Mirakovska, z. Panço Minov, z. Bllagoja Despotovski dhe z. Ilija Dimovski.

Click