Aktivitetet

E enjte, 7 qershor 2018 

TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET KOMUNITETEVE ME Z. XHARLAT KERNI, EKSPERT NGA BRITANIA E MADHE 

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive me kërkesë të Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive, e në kuadër të misionit të ekspertëve nga instrumenti TAEX i BE-së, dje mbajti takim me z. Xharlat Kern, ekspert nga Britania e Madhe, anëtar i Komisionit për Barazi të Irlandës Veriore. 

Vizita e ekspertit kishte për qëllim njoftimin me anëtarët e Komitetit nga radhët e bashkësive në Republikën e Maqedonisë, dhe të bisedojë me to për kornizën juridike të Ligjit për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive që janë më pak se 20% të popullatës në Republikën e Maqedonisë, për shkallën e të drejtave të bashkësive që janë më pak se 20% dhe për realizimin e tyre, për mundësinë për përmirësimin e gjendjeve, si dhe për përpilimin e mundshëm të ardhshëm të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive që janë më pak se 20% të popullatës në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komitetit, z. Rexhail Ismaili dhe një pjesë e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive: 

  • nga radhët e deputetëve turq, z.  Jusuf Hasani, zëvendëskryetar i Komitetit; 
  • nga radhët e deputetëve vlleh, z.  Sashko Kostov; 
  • nga radhët e deputetëve romë, z.  Samka Ibraimoski dhe 
  • nga radhët e deputetëve boshnjakë, z.  Zeqir Ramçilloviq. 

Në takimin ishin të pranishëm edhe deputetët z. Mirosllav Jovanoviq dhe znj. Shpresa Hadri, si dhe u.d. drejtori dhe u.d. zëvendësdrejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive. 

Click