Aktivitetet

E hënë, 27 gusht 2018 

Takimi I kongresistëve të SHBA-së me Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionin për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve realizuan takime të veçanta me anëtarrët e konhresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Harri Llokvenec, theksoi se vendi ynë është në fazë të reformave që mundohemi t’i miratojmë në pajtim me opozitën. U potencua bashkëpunimi ndërmjet Armatave dhe pjesëmarrja e përbashkët në misionet paqesore në Afganistan dhe Irak. 

Mysafirët u informuan se Komisioni merr pjesë në krijimin e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe është aktivisht i përfshirë edhe në përgatitjen e Pasqyrës strategjike operative të ARM-së për përfshirjen në NATO. 

Kongresisti Bill Fllorens theksoi se për hyrje në NATO nga Maqedonia do të kërkohet ballafaqim me tre sfida: ballafaqim me korrupsionin, reforma në gjyqësi dhe media të drejta. 

Të pranishmit u pajtuan e nevojitet përmirësim i kushteve në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të rritet buxheti i ARM-së deri në 2%, të punohet në edukimin, trajnimin, profesionalizimin, me qëllim të të qenët kompatibil me partnerët. Në këtë kontekst, është bërë hap përpara me rritjen e rrogave në Armastën pas një kohe të gjatë. 

Aderimi në NATO nuk është vetëm politike, por gjithpërfshirëse. Janë të rëndësishme rekomandimet nga Kongresi i SHBA-së që me hapa të shpejta të shkojmë përpara duke pasur parasysh atë që të gjithë jemi në anijen e njëjtë. 

Në takimin me Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe emërimeve, u theksua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së, që zhvillohet gjatë viteteve. 

Përfaqësuesit e kongrsit kishin takim edhe në Komisionin për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit. 

Kongresi i SHBA-së, është i përgatitur ta mbështesë forcimin e institucioneve, tha në takimn e sotëm kongresisti Dejvid Prajs. Ai foli për përvojat e tyre, ku Kongresi ka për obligim të kryejë mbikëqyrje dhe kontroll buxhetor, dhe kjo bëhet në pa dalim se kush është kryetar. Për dallim nga Parlamenti i Maqednisë, ku çdo pesë deputetë kanë nga një asistent, vetëm Prajs ka 17 njerëz që punojnë për të. 

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski, theksoi se pozita e Komisionit është e rëndësishme sepse ai mund të kryejë kontroll mbi punën në Kuvend. Pakica parlamentare e bojkoton Komisionin, tha Bogoevski, me ç’rast Komisioni ka sjellë vendim për t’ua hequr imunitetin deputetëve për udhëheqjen e procedurës gjyqësore për ngjarjet nga 27 prilli. Ai u angazhua për reforma në legjislacionin e antikorrupsionit dhe për atë kërkoi ndihmë nga SHBA-ja dhe Ambasada e Amerikës. 

Click