Aktivitetet

E mërkurë, 10 maj 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, z. Fatos Reka, i cili ia uroi zgjedhjen kryetar i Kuvendit, si hap shumë i rëndësishëm në stabilizimin e gjendjeve politike në Republikën e Maqedonisë. 

Ambasadori Reka e nënvizoi nevojën për mbajtjen e kontinuitetit të marrëdhënieve të mira dhe miqësore të të dyja shteteve në të ardhmen, me ç'rast beson se do të ruhet trendi pozitiv i marrëdhënieve të mira fqinjësore, e njëkohësisht e riafirmoi mbështetjen e fuqishme ndaj Republikës së Maqedonisë për integrimin euroatlantik, të cilën Republika e Shqipërisë si anëtare e NATO-s do të vazhdojë edhe më tutje t'ia ofrojë Republikës së Maqedonisë. 

Në planin e brendshëm, Republika e Shqipërisë edhe më tutje do t'i kushtojë vëmendje të veçantë planit të politikës shtetërore për sigurimin e garancive kushtetuese dhe ligjore për statusin e komunitetit maqedonas dhe të të gjitha minoriteteve tjera në Republikën e Shqipërisë. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Xhaferi, shprehu bindje se kontinuiteti i marrëdhënieve ndërshtetërore miqësore edhe më tutje do të vazhdojë me temp intensiv, e veçanërisht shprehu falënderim për mbështetjen për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, mbështetje e cila vjen nga një shtet fqinj, e cila në këtë periudhë të ndjeshme për gjithë rajonin respektohet shumë dhe është më se e mirëseardhur.  

Të dy bashkëbiseduesit ndanë bindje të ndërsjella se në këtë rajon mund të jenë të suksesshëm vetëm konfrontimet e koncepteve politike konstruktive, ndërsa të gjitha idetë tjera për konflikte ndërinstitucionale, ndëretnike dhe ndërshtetërore janë "të dënuara" që më parë si projekte të pasuksesshme. 

U këmbyen mendime edhe për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet të dyja shteteve, me ç'rast u konstatua se stabiliteti në Republikën e Maqedonisë është segment i rëndësishëm i stabilitetit të përgjithshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, stabilitet i cili prodhon moment pozitiv në integrimin evropian të të gjitha vendeve nga ky rajon. 

Click