Aktivitetet

E martë, 11 shkurt 2020

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë  Luigji Di Majo

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë Luigji Di Majo

Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar italiane në të gjitha fazat kryesore të integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Ai informoi për pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin e NATO-s dhe BE-së, si dhe aktivitetet e Kuvendit në prag të zgjedhjeve parlamentare. Duke theksuar se Italia është vazhdimisht në mesin e dhjetë partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë të Maqedonisë së Veriut, ai shprehu shpresë se hyrja e vendit në NATO do të kontribuojë për përfaqësim më të madh të kapitalit italian.

Ministri Di Majo shprehu kënaqësinë për qëndrimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndësishme historike, kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ratifikohet me Marrëveshja Veriatlantike. Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, sipas  di Majo, padyshim do të lejojë hyrjen e shtuar të kompanive italiane në vend, kryesisht në fushën e teknologjive të internetit dhe sigurisë sajber. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Italisë përshëndeti progresin e arritur nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se mbetet të punohet bashkërisht në arritjen e aspiratës legjitime për anëtarësimin e vendit në BE, përkatësisht valorizimi i  rezultateve të arritura të reformës.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se metodologjia e re në BE për mbajtjen e negociatave do të kontribuojë në forcimin e vullnetit politik për zgjerimin dhe do ta përmirësojë  procesin aderues.

Në fund të takimit, kryetari Xhaferi dhe ministri Di Majo e theksuan interesin për thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë, duke pasur parasysh që anëtarësimi i vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, do të hapen mundësi plotësuese për bashkëpunim më të ngushtë.

Click