Aktivitetet

E premte, 27 korrik 2018 

TAKIMI I NËNKRYETARIT MISOVSKI ME KRYEMINISTREN E RUMUNISË DANÇILLA 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Goran Misovski, sot realizoi takim me kryetaren e Qeverisë së Rumanisë, SH.T. Viorika Dançilla. Misovski e përshëndeti delegacionin në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ai shfaqi shpresë se Republika e Maqedonisë do ta ketë mbështetjen e fuqishme nga Rumania në procesin euroatlantik, e veçanërisht nga muaj janar 2019 kur Rumania e merr kryesimin me BE-në. 

Misovski theksoi se Republika e Maqedonisë nuk ka skenar B, opsioni i vetëm është anëtarësimi në BE dhe NATO, dhe për atë ëndërr do të punojmë me gjithë forcën dhe energjinë. Ai tha se pushteti dhe opozita, nuk dallohen në qëllimet strategjike dhe ka përafrim të qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës për ditën e mbajtjes së referendumit.  Misovski shfaqi shpresë se do të harmonizohet edhe çështja e referendumit. Nënkryetari i Kuvendit tha se Kuvendi doemos duhet të ecë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm. E theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ndërmjet të dyja parlamenteve, si dhe bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë. 

Kryeministrja e Rumanisë, Viorika Dançilla u pajtua se të dy shtetet kanë potencial të realizojnë bashkëpunim më të madh në të gjitha fushat, duke e potencuar bujqësinë, arsimin, kulturën dhe turizmin. Ajo dërgoi përgëzime për ftesën e marrë për NATO dhe dha mbështetje të fuqishme dhe ndihmë për integrimet e Republikës së Maqedonisë. E theksoi rëndësinë në këtë proces që të përfshihen të gjithë, çështjet duhet të zgjidhen me konsensus, ndërsa qytetarët të informohen. Premtoi dhe ofroi bashkëpunim dhe ndihmë teknike gjatë hapjes së kapitullit. Kryeministrja e Rumanisë shfaqi shpresë se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se para Republikës së Maqedonisë qëndron një sukses i madh, ndërsa qytetarët do të dëshirojnë që vendi i tyre të jetë anëtare e Besë dhe NATO-s. 

Deputeti Bllagoja Despotovski pret mbështetje të madhe nga Rumania në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. 

Në takimin ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.  

Click