Aktivitetet

E mërkurë, 25 tetor 2017 

TAKIMI I PËRBASHKËT I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI, KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE DHE KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE ME ZNJ. HILLARI SMIT DHE Z. XHON MEKNILL

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, bashkë me Komisionin për Çështje Ekonomike dhe Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, mbajtën takim me znj. Hillari Smit, inxhiniere e minierave dhe udhëheqëse e projekteve në Byronë e resurseve natyrore (ONRR) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ngarkuar për mbrojtjen dhe menaxhimin me resurset natyrore dhe trashëgiminë kulturore të SHBA-së dhe me z. Xhon Meknill, prokuror publik në SHBA, i cili ka punuar në më shumë raste nga sfera e krimit në mjedisin jetësor. 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Liljana Zaturoska, u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të nderuar, znj. Hillari Smit dhe z. Xhon Mekneil, si dhe anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, anëtarëve dhe zëvendësantarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike dhe anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.  Në emër të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, kryetari Lupço Dimovski i përshëndeti mysafirët. 

Në takimin znj. Hillari Smit mbajti prezantim me temë: "Prezantimi i agjencive të ngarkuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor në SHBA, struktura e tyre dhe të drejtat dhe obligimet gjatë zbatimit të ligjeve nga sfera e mjedisit jetësor". Pasi përfundoi prezantimi i znj. Smit, në takimin fjalim mbajti z. Xhon Meknill, i cili theksoi se është këshilltar juridik dhe obligimi i tij është që të ndihmojë me këshilla dhe gjithashtu të përpilojë ekspertizë për shumë çështje në lidhje me sundimin e së drejtës, si dhe drejtpërdrejtë të bisedojë me deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në takimin u këmbyen mendime, sugjerime, qëndrime, përvoja dhe u parashtruan pyetje në lidhje me avancimin e mjedisit jetësor. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët: znj. Liljana Popovska, z. Lupço Dimovski, z.  Panço Minov dhe z. Shasho Vasilevski, si dhe përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit Jetësor, znj. Besa Tateshi. 

Click