Aktivitetet

E martë, 24 tetor 2017

TAKIMI I SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA ME HROST RIZE

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova, në kuadër të vizitës studimore në Bundestag me grupin e nëpunësve të lartë të shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u takua me kolegun e saj, sekretari i përgjithshëm i Bundestagut, prof.dr. Hrost Rize.

Ivanova shprehu falënderim të madh për mbajtjen e takimit, megjithëse gjenden në periudhë intensive të përgatitjes së seancës konstituive të përbërjes së re të Bundestagut, duke e vlerësuar si sinjal pozitiv dhe mbështetje e fuqishme për Republikën e Maqedonisë dhe përpjekjet që i bën në procesin e integrimit të saj euroatlantik. Gjithashtu, e shprehu gatishmërinë e Kuvendit në realizimin e reformave të nevojshme në pajtim me Planin 3-6-9 dhe Rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, përfshirë edhe reformat për shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Prof. dr. Rize e theksoi gatishmërinë e Bundestagut dhe angazhimet e tij personale për sigurimin e përvojave dhe ekspertizës të cilat do t'i kërkojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për realizimin e këtyre reformave, duke e pasur parasysh faktin se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë është me rëndësi primare për Republikën e Gjermanisë dhe në atë drejtim, Bundestagu mbetet mbështetës i të gjitha proceseve reformuese në rrugën e integrimit të saj të plotë në BE.

Sekretarja e përgjithshme Ivanova kërkoi mbështetje për përforcimin e pozitës kushtetuese të Kuvendit si dhomë legjislative, për kthimin e funksionit kontrollues mbi pushtetin ekzekutiv, avancimin e transparencës ndaj opinionit dhe përfshirje më të madhe të shoqërisë civile në shqyrtimin e legjislacionit para miratimit të tij.

Në fund, znj. Ivanova u falënderua për programin IPS për stazh të kuadrove të rinj nga Republika e Maqedonisë te deputeti gjerman dhe njoftimi i tyre më afër me jetën parlamentare në Gjermani. 

Click