Aktivitetet

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Takimi i të dyja grupeve parlamentare për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës

Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës sot realizoi takim me Grupin Parlamentar për marrëdhënie interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës, i cili është në vizitë pune në Maqedoni.

Në takim ishin prezent, z. Jovan Mitreski, kryetar i Grupit Parlamentar dhe anëtarët: znj. Vesna Pemova, z. Dragan Cuklev, z. Mirosllav Jovanoviq dhe z. Vasill Pishev. Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar për marrëdhënie interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës ishte udhëhequr nga z. Andrij Shinjkoviq, kryetar dhe anëtarët: z. Mihajllo Kobcev dhe z. Roman Macolla, si dhe znj. Natalija Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në Maqedoni.

Në fillim të takimit, kryetari Mitreski u shpreh i kënaqur për prezencën e Grupit Parlamentar në parlamentin tonë, si takimi i parë ndërmjet grupeve parlamentare për bashkëpunim pas vitit 2003. 

Kryetari Mitreski theksoi se të dyja vendet i karakterizon bashkëpunimi i shkëlqyeshëm parlamentar në frymën e miqësisë, në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar, deputetët e vendeve tona më bashkëpunojnë dhe në mënyrë të ndërsjellë mbështeten, veçanërisht në kornizat e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

Të pranishmit u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik edhe krahas kornizës së mirë juridike formale në aspekt të shkëmbimit tregtar, viteve të fundit shënoi rënie. Përmirësimi i tij, si dhe avancimi i çështjes për heqjen e vizave, do të jenë detyrë e tyre në të ardhmen.

Kryetari Andrij Shinjkoviq falënderoi për ftesën, si dhe për mbështetjen të cilën Maqedonia e jep për integritetin territorial të Ukrainës. 

Të dyja vendet nëpër historinë për shumë gjëra janë të ngjashme, madje edhe sot, sepse kanë zgjedhor vektor të ngjashëm në anëtarësim në Aleancën e NATO-s dhe familjes së BE-së.

Ai theksoi se ky takim është me qëllim të përforcimit të bazës legjislative, të dëgjohen dhe të ndahen përvojat, që në të ardhmen të shmangen gabimet në demokracitë rinore, siç janë këto dy vende.

Në fund të takimit, grupet parlamentare u pajtuan se ky është hapi i parë në bashkëpunimin e mëtejshëm, shpresojnë se propozimet e të dyja vendeve do të mbështeten në mënyrë të ndërsjellë dhe do të punojnë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në çdo aspekt të mundshëm.

Click