Aktivitetet

E martë, 20 nëntor 2018 

TRASHËGIMIA KULTURORE - SEGMENT KRYESOR NË DEFINIMIN E KULTURËS DHE ZHVILLIMIT CIVILIZUES 

Me ftesë të Parlamentit Evropian, kryetarja e Komisionit për Kulturë të Kuvendit, Irena Stefoska, mori pjesë në mbledhjen ndërparlamentare të komisioneve me temë "Trashëgimia kulturore evropiane" që u mbajt në Parlamentin evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Deputetja Stefoska mbajti fjalim me temë "Trashëgimia kulturore në Republikën e Maqedonisë: bazë për të ardhmen". 

Ajo potencoi se trashëgimia kulturore është segment kryesor në definimin e kulturës dhe zhvillimit civilizues të shoqërisë maqedonase. Nevojiten reforma në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, njëkohësisht me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, gjë që gjithsesi do të kërkojë përshtatje me rregullativën dhe praktikat evropiane në mbrojtjen. Kjo nënkupton ngritje të vetëdijes për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, rritje të kapaciteteve të institucioneve dhe të kuadrit profesional, dhe përfshirje të publikut në tërësi. Në mënyrë që procesi të jetë efikas, adekuat dhe relativisht i shpejtë, nevojitet që vendet të jenë të hapur më shumë ndaj botës, përkatësisht të lejohet hyrje legale të shkollave të huaja, institucioneve të huaja dhe forma tjera të edukimit, të ketë bashkëpunim dhe veprim reciprok. 

Në seancën plenare me fjalime të tyre morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e arsimit, sportit dhe kulturës të Komisionit Evropian, sekretari i përgjithshëm i Europa Nostra, kryetari i Konfederatës evropiane i organizatave për konservim dhe restaurim, si dhe përfaqësues nga më shumë parlamente nacionale të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të BE-së. 

Click