Aktivitetet

E mërkurë, 5 nëntor 2019

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË “NDRYSHIMI I MODELIT ZGJEDHOR NGA GJASHTË NË NJË NJËSI ZGJEDHORE DHE LISTA TË HAPURA” 

Iniciativa parlamentare për një njësi zgjedhore sot organizoi Tryezë të rrumbullakët me temë “Ndryshimi i modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura”, në të cilën u ftuan të gjitha partitë parlamentare dhe kryetarët e tyre. 

Me evenimentin kryesoi deputetja Liljana Popovska. 

Prej kryetarëve të të tre partive që negociojnë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, LSDM, VMRO DPMNE dhe BDI, thirrjes iu përgjigj vetëm Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. 

Pas shprehjes së qëndrimeve dhe argumenteve të anëtarëve të Iniciativës, mbështetje dhe nënshkrime dhanë edhe deputetja Nolla Ismajlloska Starova, Vlladanka Aviroviq dhe Emilija Aleksandrova me ç’rast numri i përgjithshëm i deputetëve në Iniciativën u rrit nga 12 në 15 deputetë. 

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dha mbështetje të plotë për një njësi zgjedhore dhe numër të barabartë të femrave dhe meshkujve në listat, si dhe për listat e hapura për zgjedhje lokale. 

Në fund Iniciatorët u morën vesh për aktivitetet vijuese: 

  • Të kërkohet përfshirje në negociatat për ndryshim të Kodit Zgjedhor; 
  • Të ndryshohet modeli zgjedhor në një njësi zgjedhore për zgjedhjet parlamentare;
  • Të ndryshohet modeli zgjedhor me lista të hapura dhe me numër të barabartë të femrave dhe meshkujve për zgjedhjet lokale; 
  • Të përgatiten dhe parashtrohen ndryshime të Kodit Zgjedhor në Kuvend; 
  • Të mos votohet për Kodin Zgjedhor nëse nuk i përmban ndryshimet e kërkuara. 
Click