Aktivitetet

E martë, 6 nëntor 2018

U formua "Grupi interpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim"

Në koordinimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, me konsensus të të pranishmëve u mor përfundim për formimin e "Grupit interpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim".

Nismën e parashtroi grupi parlamentar i pavarur nga VMRO DPMNE dhe koalicioni për "Maqedoni më të mirë". U vendos që Frosina Tashevska Remenski nga LSDM-ja dhe Emilija Aleksandrova nga grupi i ri parlamentar i pavarur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, të jenë bashkëkryesuese të grupit. U përcaktua formati i trupit, në të do të marrin pjesë nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare, nga tre përfaqësues të grupeve parlamentare më numër më të madh LSDM dhe VMRO DPMNE dhe përfaqësues të partive politike që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare. 

Në koordinimin e sotëm, si edhe deri tani, nuk mori pjesë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ndërsa takimin, para se të formohet grupi, e braktisi Surija Rashidi nga Aleanca për shqiptarët, edhe pse ai është pjesë e këtij grupi. Metodologjia e punës dhe përmbajtja do të merren vesh gjatë takimit të parë të Grupit interpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim. 

Të pranishmit në koordinim u pajtuan se formimi i grupit të këtillë në këtë çast është domosdoshmëri, a nëse tregohen efekte pozitive kjo mund të bëhet praktikë e mirë edhe në të ardhmen. 

Click