Aktivitetet

E mërkurë, 5 shtator 2018

U LËSHUA NË PËRDORIM ARKIVI I KODIFIKUAR DHE I INDEKSUAR ELEKTRONIK LEGJISLATIV I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Instituti parlamentar i Kuvendit sot lëshoi në përdorim sistemin elektronik të arkivit të Kuvendit, e-arkiva, me mbi 1,4 milionë faqe të dokumenteve arkivore nga puna e Kuvendit në periudhën nga viti 1986 deri në vitin 2012.

Me kodifikimin elektronik të arkivit mundësohet kërkim i lehtë i të gjitha dokumenteve nga procedurat e procesit legjislativ në mënyrë të sistematizuar për nevojat e deputetëve dhe shërbimit të Kuvendit.

Në këtë mënyrë mundësohet ruajtja e trashëgimisë arkivore të Kuvendit.

Puna e përgjithshme zgjati 18 muaj në të cilën punuan 25 të punësuar në shërbimin e Kuvendit dhe Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, e mbështetur financiarisht me 4 milionë denarë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe me mbështetje këshillimore nga Instituti Demokratik Nacional (NDI).  

Click