Aktivitetet

E mërkurë, 11 qershor 2018

U MIRATUA "DEKLARATA E BERLINIT" 

Me miratimin e "Deklaratës së Berlinit", sot në kryeqytetin e Republikës Federative të Gjermanisë përfundoi Sesioni i 27-të vjetor  i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) ku mori pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: shefi i Delegacionit Vlladimir Gjorçev dhe anëtarët Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili. 

Deklarata përmban një spektër të gjerë rekomandimesh për çështje në fushën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, dërguar OSBE-së dhe vendeve pjesëmarrëse. 

Në kuadër të Sesionit vjetor, kryetar i AP të OSBE-së u zgjodh njëzëri George Cereteli, deputet i Gjeorgjisë. U zgjodhën edhe katër nënkryetarë të Asamblesë parlamentare, si dhe kryetarë, nënkryetarë dhe raportues të të tre komisioneve të përgjithshme. 

Në kuadër të Sesionin të 27-të vjetor të AP të OSBE-së, shefi i Delegacionit Gjorçev u takua me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Tomas Greminger. Në takimin u diskutua për zhvillimin aktual të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast bashkëbiseduesit u përqendruan në sferat konkrete dhe mënyrat me të cilat OSBE-ja mund të japë kontributin dhe mbështetje ndaj Republikës së Maqedonisë, si dhe në bashkëpunimin dhe aktivitetet e ardhshme në kuadër të OSBE-së. 

Deputeti Gjorçev theksoi se në Republikën e Maqedonisë vlerësohet shumë roli i OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend dhe se në periudhën e ardhshme OSBE-ja duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë lirisë së mediave, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, avancimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe shumë sferave tjera. 

Asambleja parlamentare e OSBE-së përbëhet prej 323 parlamentarëve nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Asambleja siguron forum për diplomaci parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushje të angazhimeve të OSBE-së në lidhje me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor.  

Click