Aktivitetet

E enjte, 1 nëntor 2018

U MIRATUA RAPORTI NGA VIZITAT NË TERREN TË KOMISIONIT PËR KULTURË 

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e sotme e miratoi Raportin e Grupit punues për vizitë të institucioneve nga sfera e kulturës në Republikën e Maqedonisë, si rezultat i aktivitetit të vet disamuajsh. 

Grupi punues u themelua me qëllim njoftimin e drejtpërdrejtë me gjendjet në të cilat gjenden institucionet e kulturës, bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me to, vërejtjen e problemeve me të cilat ballafaqohen dhe gjetjen e mënyrave për tejkalimin e tyre. 

Në periudhën nga shkurti deri në korrik 2018 Grupi punues realizoi vizitë në dhjetë institucione vijuese nga sfera e kulturës: Muzeu i Artit Bashkëkohor, Muzeu i Maqedonisë, Kinoteka e Maqedonisë, Muzeu Arkeologjik, Qendra Konservatore Nacionale, Muzeu i Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi, Opera dhe Baleti Maqedonas, Galeria Nacionale e Maqedonisë, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Enti dhe Muzeu - Manastir. 

Të gjitha institucionet e vizituara e përshëndetën iniciativën për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim me Komisionin për Kulturë. 

Gjendjet e konstatuara nga terreni si dhe mendimet nga personat udhëheqës të institucioneve të theksuara gjatë takimeve të realizuara do të merren parasysh gjatë miratimit të ligjeve të ardhshme, veçanërisht të Ligjit për realizimin e interesit publik në kulturë. 

Kryetarja Irena Stefoska, si dhe deputetja Nikica Korubin, theksuan se aktivitetet e Grupit punues nuk do të ndalen me miratimin e këtij Raporti, por se Grupi punues edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitetet e veta. Deri tani janë vizituar institucionet nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndërsa në të ardhmen do të vizitohen edhe institucionet tjera në sfera të caktuara. 

Click