Aktivitetet

E premte, 30 nëntor 2018 

U PREZANTUA "DOKUMENTI I BARDHË" LIDHUR ME KAPITULLIN 15 DHE 27 

Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dje e prezantoi të a.q. "dokument i bardhë" me titull "Sfidat dhe detyrat në aspekt të kapitullit 15 dhe 27 nga e drejta e Bashkimit Evropian.

Ky "dokument i bardhë" ka për qëllim skicimin e pritjeve, detyrimeve dhe obligimeve që qëndrojnë para vendit tonë, para së gjithash në aspekt të kapitullit 15 dhe 27 nga e drejta e përbashkët e BE-së. Përmes udhërrëfyesve dhe kritereve të qarta skicohen detyrat dhe obligimet e sakta të cilat qëndrojnë para vendit tonë me qëllim harmonizimin me të drejtën e BE-së, si dhe me dokumentet tjera ndërkombëtare me të cilat me nënshkrim dhe ratifikim është i obliguar vendi ynë.

Në mbledhjen ishin të pranishëm një pjesë e deputetëve nga i a.q. "grupi i gjelbër jozyrtar", në mesin e të cilëve edhe Liljana Zaturoska, Hari Llokvenec, Suria Rushidi dhe Maja Moraçanin.

Fjalim përshëndetës kishte Jasna Sekulloviq, menaxhere projektuese rajonale e Fondit të hapur rajonal të EJL për efikasitet energjetik të GIZ-it, pas saj fjalime mbajtën Zllatko Simonovski nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave të cilët u fokusuan në detyrat dhe hapat e nevojshme në aspekt të ndryshimeve klimatike dhe Ilija Sazdovski, koordinator në Republikën e Maqedonisë i Fondit të hapur rajonal të EJL për efikasitet energjetik të GIZ-it i cili u përqendrua në pjesën e efikasitetit energjetik dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

Ky dokument u përpunua në kuadër të projektit Bashkëpunimi dhe zhvillimi rajonal i shkathtësive të deputetëve dhe deputeteve nga Evropa Juglindore në aspekt të efikasitetit energjik, çështjeve klimatike dhe mobilitetit të qëndrueshëm urban, të realizuar nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave, ndërsa i financuar nga GIZ - Fondi i hapur rajonal për efikasitet energjetik. 

Click