Aktivitetet

E hënë, 5 nëntor 2018 

U SHQYRTUA PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E BUXHETIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2018 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 33-të, të mbajtur më 29 dhe 30 tetor dhe 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2018, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. 

Arsyetim dha ministri i Financave, Dragan Tevdovski. Ai theksoi se me rebalancin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 bëhet korrigjim minimal i të ardhurave në Buxhetin dhe përshtatje të pjesëve të caktuara nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. 

Me rebalancin sigurohen afro 50 milionë euro për mbështetje financiare të komunave që të servisohet një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve të maturuara, e të pashlyera, si pjesë e detyrimeve të njësive shfrytëzues të cilat janë të themeluara prej tyre. Qëllimet e vendosura të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht janë në funksion të arritjes së shkallëve më të lartë të rritjes së ekonomisë, rritjes së punësisë, ngritjes së standardit jetësor të popullatës, arritjes së nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikimit të proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

Në diskutimin e përgjithshëm morën pjesë deputetët: Liljana Kuzmanovska, Dragan Cuklev, Rexhail Ismaili, Pançe Ivanov, Panço Minov, Kostadin Kostadinov, Nikolla Micevski, Ilija Dimovski, Surija Rashidi, Keti Smileska, Zoran Ilioski, Mira Stojçevska, Vlladimir Gjorçev, Liljana Zaturoska, Jovan, Mitreski, Zhaklina Llazarvska, Samka Ibraimovski, Katerina Kuzmanovska dhe Bllagojçe Tërpevski. 

Në diskutimin u prononcuan mendimet, propozimet, vërejtjet vijuese: 

- Projeksionet në bazë të të cilave janë projektuar të ardhurat dhe shpenzimet në rebalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2018 janë jorealë dhe nuk mund të realizohen. Shkalla e rritjes ekonomike e cila u planifikua me Buxhetin për vitin 2018 tani zvogëlohet, por duhet të kihet parasysh se FNM projekton shkallë shumë më të ulët të rritjes ekonomike. Meqë projeksionet janë jorealë nuk do të realizohen të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara. Ministri i Financave theksoi se është e lartë përqindja e realizimit të të ardhurave buxhetore në vitin 2018 dhe gjithë ajo që është e planifikuar në Rebalancin do të realizohet. Komunat gjithë këto vite ballafaqohen me probleme në lidhje me pagesën e borxheve, por deri tani nuk janë ndërmarrë kurrfarë masash për zgjidhjen e këtij problemi. 

- U shpreh qëndrim se të gjitha projeksionet në Buxhetin për vitin 2018 të cilat i bëri kjo Qeveri janë të gabuara dhe jo vetëm që nuk u përmirësua gjendja në planin ekonomik, por u përkeqësua.     
Ministri i Financave theksoi se rritja ekonomike gjatë sundimit të Qeverisë së mëparshme ka lëvizura afro 0,005%, nëse përjashtohen investimet në Projektin Shkupi 2014.  Aktiviteti ekonomik në shtetin është ngadalësuar para së gjithash si rezultat i stopimit të projekteve të mëdha, të cilat kushtojnë miliona, si autostrada Kërçovë-Ohër, e për to ka dokumentacione projektuese problematike. Në këtë periudhë të shkurtër kjo Qeveri arriti ta ulë borxhin publik dhe ta vë tërësisht nën kontroll. 

- U theksua se me Rebalancin e Buxhetit për vitin 2011 Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndihmojë që komunat t'i paguajnë borxhet. U theksua pozitivisht angazhimi i Qeverisë për zgjidhjen e problemit me depot në komunat. U përshëndet angazhimi për përfundimin e aktiviteteve lidhur me ndërtimin e teatrit shqiptar në Shkup për të cilin janë paraparë mjete shtesë në shumë prej 88 milionë denarë. Për sheshin Skënder Beu janë ndarë 5 milionë denarë shtesë për përfundimin e të gjitha aktiviteteve.  U shpreh angazhim shteti të vazhdojë me gazifikimin e vendbanimeve me qëllim të parandalimit të ndotjes dhe qytetarët të kenë energji më të lirë për ngrohje. 

- U theksua se në Buxhetin që e trashëgoi Qeveria e re nuk ka pasur transparencë, si dhe të dhëna të sakta se sa është borxhi i jashtëm dhe borxhi shtetëror. Transparenca e Buxhetit është ajo që dëshiron ta sheh publiku vendor dhe i jashtëm si dhe kreditorët.  Me punën e drejtë të Ministrisë së Financave është bërë konsolidim financiar i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë që të jetë likuid. 
- U theksua se me rebalancin e propozuar të Buxhetit bëhet korrigjim i anës së shpenzimeve me qëllim përforcimin e Agjencisë për Punësim, Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, si dhe me qëllim mbështetjen dhe përforcimin e komunave që janë të zhytura në borxhe. 

- U theksua se masa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për rrogë mesatare prej 30.000 denarë është paraparë të realizohet në periudhë prej katër vitesh gjë që është vërtetuar me faktin se rroga mesatare shënon trend rritës dhe momentalisht është 24.2010 denarë.  Projekti për rrogë më të ulët prej 16.000 denarë realizohet dhe shënon trend rritës gjë që është mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Republika e Maqedonisë lëshoi euroobligacion me shkallë më të ulët në histori prej 2.75% me ç'rast u rrit interesi i investuesve që të investojnë mbi 3.5 miliardë euro. Kjo dëshmon se investuesit ndërkombëtarë besojnë në perspektivat e ekonomisë maqedonase dhe në stabilitetin financiar afatgjatë të vendit. Të ardhurat nga euroobligacioni do të shfrytëzohen për mbulimin e deficitit buxhetor por edhe për rroga më të larta dhe investime në arsimin dhe shëndetësinë, mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe të huaja, rritje të mjeteve në mbrojtje për shkak të përafrimit ndaj standardeve të NATO-s, intensifikimit të investimeve kapitale dhe ngjashëm.  Me euroobligacionin do të kthehen edhe borxhet e mëparshëm. Këtë vit është zgjidhur kontesti maqedonas-grek.  Marrëdhëniet me Bulgarinë janë relaksuar. Fakti se së shpejti Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s kontribuon për numër më të madh të investimeve të huaja, si dhe përmirësim të imazhit të vendit. 

Komisioni për Financim dhe Buxhet në afatin e përcaktuar në nenin 180-a të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zhvilloi diskutim për 187 amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, dhe pranoi 9 amendamente.  Deputetët gjatë diskutimit tërhoqën 15 amendamente. 

Në diskutimin për amendamentet morën pjesë deputetët: Nevenka Stamenkovska, Dime Vellkovski, Rexhail Ismaili, Zoran Ilioski, Zhaklina Llazarevska, Hari Llokvenec, Emil Dimitriev, Liljana Zaturoska, Lidija Tasevska, Dimitar Stevananxhija, Bllagoja Despotovski, Zoran Gjorgjievski, Goran Manojlloski, Jagoda Shahpaska, Bllagojçe Tërpevski, Dafina Stojanovsa, Jovan Mitrevski, Alija Kamberoski, Mira Stojçevska, Trajço Dimkov, Nikolla Micevski, Tatjana Llalçevska, Ilija Dimovski, Pançe Ivanov, Ivan Ivanov, Kostadin Acevski, Liljana Kuzmanovska, Sashko Kostov, Mileva Gjorgjieva, Kostadin Kostadinov, Vankover Mançev, Sllagjana Mitovska, Sashko Atanasov, Pavlinçe Çestojnova, Riste Tashev, Goran Milevski, Zhaklina Peshevska, Aneta Simeska Dimovska, Panço Minov, Dimitar Stevananxhija, Keti Smileska, Bllagica Llasovska dhe Magdalena Manaskova. 

  • Komisioni për Financim dhe Buxhet, në pajtim me dispozitat e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 e përcolli në procedurë të mëtutjeshme. 

Për referues në seancën e Kuvendit, Komisioni e caktoi deputeten Liljana Kuzmanovska. 



Click