Aktivitetet

E premte, 29 qershor 2018

VIZITË E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NGA KOSOVA 

Komisionit i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga znj. Duda Bale, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.   

Në fillim kryetari i Komisionit, z. Fadil Zendeli shprehu kënaqësi për interesin e treguar për këtë takim, duke e vlerësuar si mjaft të dobishëm në drejtim të këmbimit të mendimeve dhe përvojave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ndërmjet të dyja parlamenteve dhe shteteve. 

Njëkohësisht ai e theksoi bashkëpunimin e mirë bilateral, i cili në të ardhmen duhet të thellohet në më shumë sfera edhe përmes mekanizmave tjera në strukturat rajonale dhe ndërkombëtare. 

Kryetarja e Komisionit, znj. Bale shprehu kënaqësi për takimin, njëkohësisht i njoftoi të pranishmit me punën e deritanishme të Komisionit të Kosovës në aspekt të ndryshimeve ligjore për lirinë fetare, mbrojtjen e fëmijëve, personave me pengesa në zhvillim si dhe për barazinë gjinore. 

Të pranishmit këmbyen mendime dhe përvoja në lidhje me çështjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për avancimin e tyre, të drejtat e personave në paraburgim, komunitetet etnike joshumicë, si dhe zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të popullit. 

Në takimin me Klubin e deputeteve, koordinatorja Gjylmser Kasapi, para Delegacionit të Kosovës e prezantoi anëtarësinë prej 45 deputetësh në Klubin si trup joformal në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe me siguri për nga numri grupi më i madh në Rajon. 

Nga ana tjetër, znj. Duda Bale informoi se në Kuvendin e Kosovës janë miratuar vendime për pjesëmarrje nga 30 deri 50% të femrave në partitë politike, e në Bordin e deputeteve të marrin pjesë edhe meshkuj si faktor i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve të femrave. 

Delegacioni i Kosovës tregoi interes për atë se si është rregulluar në aspektin formal-juridik funksionimi i Klubit të deputeteve, gjë që do të jetë në dobi të punës së Bordit të tyre të deputeteve. 

Në atë kontekst, u diskutua për fillesat dhe mënyrën e punës së Klubit, u këmbyen përvoja dhe praktika të mira në dobi të rregullimit të çështjeve gjinore, me qëllim përmirësimin e rregullativës ligjore, kohezion më të madh, paqe dhe stabilitet në rajon. 

Në fund, të pranishmit shprehën kënaqësi nga takimi i realizuar dhe u pajtuan se do të jetë e dobishme të organizohet konferencë për rolin e femrave për paqe në Ballkan. 

Click