Aktivitetet

E mërkurë, 12 dhjetor 2018

Vizitë pune e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Shtabin e NATO-s në Bruksel 

Me ftesë të ambasadorit Takan Ildem, ndihmës i sekretarit të përgjithshëm nga Divizioni për Diplomaci Publike, delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi vizitë pune në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Në përbërje të delegacionit të kësaj vizite të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, ishin Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Forsina Tashevska Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  dhe anëtare e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, dhe deputetët Emil Dimitriev, Rexhep Memedi, Emilija Aleksandrova dhe Vlladanka Aviroviq.

Gjatë kohës së kësaj   vizite pune delegacioni realizoi takime të rëndësishme dhe këmbim të mendimeve me zëvendës sekretaren e përgjithshëm të NATO, Rouz E. Getemoiler, përfaqësues i lartë në NATO, ambasadori Takan Ildem, Divizioni për Diplomaci Publike; Xhejms Mekej, Divizioni për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë; Ian Bejles, Divizioni për Planifikim dhe Politikë Mbrojtëse; kolonel Huan Martinez-Esparza, Drejtoria për Bashkëpunim dhe Siguri, si dhe më shumë ekspert nga Gjermania, Norvegjia dhe Sllovenia.

Në takim u shqyrtua aspekti politik, i sigurisë dhe ushtarak i kyçjes drejt NATO dhe përfitimet të cilat Maqedonia do t'i ketë nga anëtarësimi në Aleancë. U diskutua edhe për rolin e aspektit parlamentar dhe të deputetëve në procesin aderues drejt përshpejtimit të procesit dhe plotësimit të kritereve dhe detyrave.

Gjatë kohës së vizitës, deputetët, patën mundësi të njihen edhe me politikat dhe mënyrën e punës në NATO. 

Click