Aktivitetet

E martë, 5 nëntor 2019

VIZITË STUDIMORE NË ESTONI NË TEMË: "PËRFSHIRJA E QYTETARËVE NË NDËRTIMIN E E-SHOQËRISË SË SIGURTË"

Në periudhën prej 2 deri në 8 nëntor, delegacioni i kuvendit i përbërë nga deputetët Zoran Ilioski, Tatjana Prentoviq, Ane Llashkoska, Agim Shaqiri dhe Tanja Kovaçev, morrën pjesë në vizitë studimore në Talin, Estoni, në temë "Përfshirja e qytetarëve në ndërtimin e e-Shoqërie të sigurt". Vizita është organizuar nga Instituti ndërkombëtar republikan (IRI) në korniza të Partneritetit për demokraci të kongresit amerikan (House Democracy Partnership) dhe në bashkëpunim me e-Menaxhimin Eston akademi  (E-Governance Academy).

Në vizitën studimore deputetët kanë mundësi të njoftohen me proceset e transformimit në Estoni në shtetin e cila zbaton e-menaxhim dhe e-pjesëmarrje në të gjitha sferat e sistemit politik dhe sektorin publik, procesi i zhvillimit të e-Qeverisë, politika kombëtare dhe koordinimi për sajbersigurinë, korniza interoperabile dhe IKT koordinimi në sektorin publik, si dhe integrimi i informatave qeveritare elektronike

 

Pjesë e veçantë është përkushtuar në njohjen e kornizës së domosdoshme të legjislacionit për funksionim të shoqërisë digjitale, mbrojtja dhe realizimi i të drejtave qytetare dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve.

Deputetët, gjithashtu, kishin prezantim me të cilën i njoftuan pjesëmarrësit të vizitës studimore me "Digjitalizimin e administratës publike në Maqedonisë e Veriut". 

Në këtë vizitë studimore gjithashtu marrin pjesë edhe deputetë nga Armenia, Geruzia dhe Ukraina, si dhe drejtoresha për komunikime të kongresmenëve Dejvid Prajs, bashkëkryesuesi dhe Keroll Miler, anëtare e Partneritetit për demokraci të kongresit amerikan.

Vizita studimore është financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

Click