Aktivitetet

E hënë, 13 maj 2019

VIZITË STUDIMORE PËR MOBILITET DHE PLANIFIKIM TË QËNDRUESHËM URBAN TË KOMUNIKACIONIT SIPAS SHEMBULLIT TË LUBJANËS 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska dhe anëtari i Komisionit, Mirosllav Jovanoviq, janë në vizitë studimore në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, nga 12 deri 15 maj, në lidhje me mobilitetin dhe planifikimin e qëndrueshëm urban sipas shembullit të metropolit slloven.

Evenimenti është dedikuar për parlamentarë nga Evropa Juglindore – rajoni i Ballkanit Perëndimor, në organizim të GIZ Fond i hapur rajonal për EJL – Efikasiteti energjetik, në emër të Ministrisë federale gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. 

Fjalim hyrës në hapjen mbajtën organizatorët Anjazh Plevniq dhe Vlladimir Babiq, si dhe kryetari i komunës së Lubjanës, Zoran Jankoviç.  Gjithashtu, mori pjesë edhe Matik Sopotnik nga Njësia e transportit. 

Gjatë ditës së nesërme është paraparë mbledhje me Edvard Pauliç, anëtar i Kuvendit nacional, kryetar i Komisionit për Infrastrukturë, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Polona Demshar-Mitroviq, shef i ekipit për mobilitet të qëndrueshëm, me temë:  “Mbështetja nacionale për planifikim të mobilitetit të qëndrueshëm". 

Duhet të marrin pjesë edhe Lluka Mlladenoviq dhe Josht Shmajdek, përfaqësues të kompanisë për transport publik në Lubjanë. 

Click