Aktivitetet

E hënë, 9 korrik 2018

ZHVILLIMI EKONOMIK ËSHTË PRIORITET PËR TË GJITHA VENDET

Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës u takua me nënkryetarin e Komitetit Nacional të Këshillit Kinez Politik dhe Këshillimor në Kongresin e 13-të Nacional,  Xhang Çingli dhe delegacionin, i cili është në vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin, përveç kryetares së grupit parlamentar, Vlladanka Aviroviq, ishin të pranishëm edhe deputetët: Vesna Pemova, Agim Shaqiri, Aneta Simeska-Dimoska dhe Tanja Kovaçev. 

Aviroviq shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës të cilat zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë. Njëkohësisht shprehu falënderim ndaj të gjithë pjesëmarrësve gjatë viteve që kanë ndihmuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. 

Përveç marrëdhënieve politike dhe ekonomike të cilat kanë trend rritës, u theksua se në të ardhmen duhet të zhvillohen marrëdhëniet në fushën e arsimit, përmes qendrave kulturore dhe arsimore, promovimit të Institutit të gjuhës kineze në Maqedoni, përmes këmbimit të ndërsjellë të studentëve, si dhe përmes zhvillimit dhe promovimit të turizmit. 

Nënkryetari i Komitetit Nacional Çingli shprehu falënderim për mirëseardhjen e sinqertë dhe të përzemërt, si dhe për urimet dhe vërejtjet pozitive nga ana e Maqedonisë për progresin e zhvillimit ekonomik të Kinës, e këtë takim e sheh si mundësi e shkëlqyeshme për këmbim të mendimeve dhe përvojave. 

Ai shprehu falënderim për vizitën shumëvjeçare të grupeve për miqësi të të dyja vendeve, të cilat në të kaluarën dhanë kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e tyre në të ardhmen. 

Click