Aktivitetet

E enjte, 25 tetor 2018

ZLLATKO ATANASOV, KORRESPONDENT I KUVENDIT, I ZGJEDHUR ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV I QEHDP 

Konferenca vjetore e korrespondentëve të Qendrës evropiane për hulumtime dhe dokumentacion parlamentar (QEHDP) u mbajt në Helsinki, Finlandë. Në konferencën dyditore u debatua për rolin e parlamenteve në vlerësimin e ndikimeve të faktorëve të ardhshëm të ndryshimeve dhe zhvillimit teknologjik, si dhe për rolin e korrespondentëve në lidhje me kërkesat dhe përgjigjet e parashtruara me interes për deputetët. 

Në konferencën, u zgjodhën tre anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv. Për herë të parë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë fitoi anëtar në Komitetin Ekzekutiv të rrjetit QEHDP. Zllatko Atanasov, udhëheqës i Institutit parlamentar dhe korrespondent në rrjetin, me aklamacion, në prezencë të përfaqësuesve prej 36 shteteve anëtare, u zgjodh anëtar i Komitetit.   

Komiteti ekzekutiv është trup drejtues i cili vendos për aktivitetet e kësaj organizate ndërparlamentare të formuar në vitin 1997, me kërkesë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve evropiane. 

QEHDP-ja është mjet për bashkëpunim parlamentar dhe këmbim të informatave, të cilat në nivel vjetor tejkalojnë 2700 pyetje dhe përgjigje të ndryshme nga puna e parlamenteve. 

Përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në rrjetin QEHDP janë Zllatko Atanasov si korrespondent dhe Marijana Kacarska si zëvendëskorrespondent. 

Click