Njoftimet

E premte, 20 dhjetor 2019

Deba Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politika e të rinjve

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, më mbledhjen e 41më 23 dhjetor 2019 (e hënë), në orën 10:00, në Sallën “Boris Trajkovski”,do të mbajë debat publik për Propozim Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve.   

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar edhe përfaqësues të organeve shtetërore dhe institucioneve arsimore, OJQ-të dhe sindikatat, si dhe ekspertë të cilët marrin pjesë në hartimin e ligjit.

Të ftuar janë gjithashtu përfaqësues të përfaqësive ndërkombëtare në shtet të cilët i mbështesin politikat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç janë: Delegacioni i BE-së, USAID, UNICEF, OECD, Banka Botërore, OKB, Këshilli Britanik dhe Ambasada Britanike, UNDP, OSBE, Ambasada Zvicerane NDI, si dhe përfaqësues nga Projekti ARSIM për punësim – Helvetas dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është të forcojë organizimin e të rinjve dhe format e organizimit të të rinjve, në mënyrë që të rinjtë të arrijnë maksimumin e tyre në zhvillimin e tyre personal dhe zhvillimin e aftësive të tyre në plan afatgjatë. Realizimi i këtij qëllimi do të arrihet, ndër të tjera, përmes bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në forma të organizuara të shtetit dhe nivelit komunal.

Debati publik është në funksion të grumbullimit të përvojave praktike dhe sugjerime për standardizimin cilësor të kësaj ve primtarie para leximit të dytë të Propozim Ligjit për  pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve. 

Click