Njoftimet

E martë, 24 dhjetor 2019            

Iniciativë për ndryshimin e modelit zgjedhor

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Iniciativën për një njësi zgjedhore, do të mbajë debat të hapur lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor që kanë të bëjnë me vendosjen e një njësie zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, lista të hapura për zgjedhje lokale dhe përfaqësim të barabartë gjinor në listat për deputetë dhe këshilltarë.

Debati do të mbahet më 25 dhjetor 2019, me fillim në orën 14,00 në sallën “Boris Trajkovski” në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ngjarja është e hapur për publikun, si dhe për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në të. 

Ju lutemi prezencën Tuaj ta paraqisni në k-polsis@sobranie.mk.

Click