Udhëheqja parlamentare

E premte, 8 shkurt 2019

Fjala e Kryetarit Xhaferi pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale  

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, 

Para pak i nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të gjashta presidenciale dhe Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në komunën Ohër, komunën Novo Sellë dhe komunën Dibër. Këtë e bëra në përputhje me obligimin ligjor që e kam si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. 

Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të dërgohet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve si organ për zbatimin e zgjedhjeve. Sot i zgjodhëm edhe anëtarët e ri të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, me çka i rrumbullakuam supozimet e domosdoshme për fillimin e procesit zgjedhor. 
Çdo zgjedhje të reja, janë mundësi për mbindërtimin e vlerësimit pozitiv të marrë nga zgjedhjet paraprake. Rruga për integrimin në NATO dhe BE është trasuar. Ulësja e 30-të në NATO tani më është e jona, tani na mbetet punë e përgjegjshme dhe e përkushtuar për përmbushjen e kritereve të domosdoshme për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. 

Në periudhën që vjen, Republika e Maqedonisë do e japë testin e kapacitetit dhe pjekurisë. Zgjedhje fer dhe demokratike janë një nga kushtet sipas të cilëve do na vlerësojnë dhe notojnë. Prandaj, apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore presidenciale në vijim, partitë politike dhe te Ju, qytetarë, të bëjmë përpjekje maksimale që Republika e Maqedonisë të ketë përsëri zgjedhje siç i ngjajnë një shteti evropian, demokratik, për realizimin e aspiratave strategjike euroatlantike dhe për të mirën e qytetarëve. Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, të sillen ashtu siç përcakton Kushtetuta dhe normat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të bëjnë gjithçka që dita e zgjedhjeve të kalojë në atmosferë të qetë, demokratike dhe solemne.  

Qytetarë të nderuar, 

Unë jam i bindur se të gjithë të inkuadruarit në procesin zgjedhor do e japin kontributin e vet që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike. Qytetarët janë autoriteti i vetëm legjitim i cili ka të drejtë të vendosë se kush do e ketë nderin dhe përgjegjësinë të bëhet Presidenti i 6-të i Republikës së Maqedonisë.





Click