Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 8 shtator 2018

Drekë pune e organizuar për nder të kancelares gjermane, z-njës Angela Merkel  

Në drekën e sotme të punës që për nder të kancelares gjermane, z-njës Angela Merkel e shtroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. 

Në atmosferë të sinqertë dhe transparente, kryetari Xhaferi e njoftoi kancelaren Angela Merkel me rolin e Kuvendit, të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në udhëheqjen e fushatës për referendumin në të cilin qytetarët do të duhet të vendosin për marrëveshjen me Greqinë fqinje. Ai veçanërisht e theksoi nevojën për një fushatë konstruktive dhe jashtëzakonisht pozitive, për arsye se bëhet fjalë për realizimin e interesave strategjikë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Prandaj, shprehu besim në rezultatin pozitiv më 30 shtator. 

Në vazhdim, kryetari Xhaferi foli edhe për aktivitetet tjera parlamentare, para së gjithash për realizimin e reformave të cilat janë në frymën e fillimit të negociatave me BE-në. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhafer edhe njëherë shprehu falënderim për angazhimin personal të kancelares Merkel, si edhe për ndihmën e deritanishme që e pranojmë nga Gjermania, pikërisht në drejtim të realizimit të përcaktimeve tona strategjike, respektivisht anëtarësimi në BE dhe NATO. 

Kancelarja Angela Merkel, edhe njëherë e vlerësoi pozitivisht rolin e Kuvendit në përgatitjen dhe zbatimin e referendumit dhe theksoi se Gjermania, edhe më tutje mbetet partner strategjik, si në proceset eurointegruese, ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale. 

Click