Udhëheqja parlamentare

E hënë, 6 maj 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në promovimin e pullës postare "Vizita e parë e Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut“ 

I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
I nderuar nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 
Të nderuar kolegë deputetë, i nderuar drejtor Rustemi, 
I nderuar Peshkop i Shkupit dhe Ekzark Apostolik në Maqedoni,
Monsinjor d-r Kiro Stojanov,
Shkëlqesi, 
Zonja dhe zotëri,

Kam nderin që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t'ju përshëndes në këtë eveniment solemn, në të cilin Posta e Maqedonisë e promovon pullën postare "Vizita e parë e Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut". 

Siç e keni të njohur, nesër te ne vjen në vizitë Papa, kreu i kishës rimo-katolike në kuadër të Turnesë së tij Ballkanike dhe ky promocion është me të vërtetë mënyrë e shkëlqyer që të shënohet ky eveniment historik. Papa Francisk është i njohur me modestinë dhe pamjen e tij të gjerë, apelon për barazi, është kundërshtar i dhunës dhe është progresiv në qëndrimet e veta dhe e mbështet evolucionin, pikërisht për këtë është gjerë i pranuar nga të rinjtë anembanë botës dhe për ne është nder i madh që nesër do të jemi mikpritësit e kësaj vizite.

Edhe pse Republika e Maqedonisë Veriore bashkësia rimo-katolike është më e vogël në raport me bashkësitë tjera fetare, sërish është i pakontestueshëm kontributi i saj i çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës në vendin tonë, diçka që nuk është aspak lehtë megjithatë, siç thotë edhe Papa në video mesazhin e tij drejtuar Republikës së Maqedonisë së Veriut, "vlen të investohet në këtë përpjekje, për arsye se bukuria e veçantë e vendit tonë ka të bëjë pikërisht me kulturat, bashkësitë dhe religjionet e ndryshme që jetojnë në të, për arsye se mozaikët më të bukur janë ato që kanë shumë ngjyra." 

Ne, edhe pse të vegjël me territor dhe me numër të banorëve, kemi çka të ofrojmë në ndërtimin e një bote më të bukur për të gjithë. Shembull ekskluziv për këtë është e jona Gonxhe Bojaxhiu, shenjtorja Nënë Terezë e cila në mënyrë të palodhshme e dhe veten dhe gjithë qenien e vetë që ti ngushëllojë të varfrit, të pamundurit, të sëmurët.

Zonja dhe zotëri, 

Vizita e Papës Francisk le të jetë inkurajim për të gjithë ne të jemi njerëz më të mirë, më tolerant ndaj të ndryshmëve prej nesh, përfaqësues të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar të popullit të cilët do të jenë të përkushtuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për gjeneratat e ardhshme. 

Edhe njëherë, e përuroj për këtë gjest Postën e Maqedonisë dhe u uroj punë të suksesshme më tutje. 

Click