Udhëheqja parlamentare

E enjte, 1 mars 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Sesionin e parë të punës të Grupit të punës - III të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë 

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,  
Të nderuar përfaqësues të Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë,
Të nderuar ekspertë, 
Përfaqësues të profesionit akademik,  
Të sektorit joqeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,  
Mediume,
Zonja dhe zotëri

Që në fillimin e mandatit tim, qartë e shpreha qëllimin tim për ndërrimin e parafytyrimit të publikut në raport me shtëpinë ligjvënëse dhe qe sot, ky eveniment është provë e vërtetë për këtë intencën time. 

Me nder të veçantë, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e shfrytëzoj mundësinë që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ta përshëndes këtë plenum të respektuar. Jam i bindur se përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në BE është mirë i njohur për të gjithë dhe për këtë ekziston përkrahje e madhe te qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë paraqet forum të hapur për arritjen e konsensusit më të gjerë shoqëror për çështjet që kanë të bëjnë me aderimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Është model i mobilizimit të publikut profesional për zmadhimin e kapaciteteve integruese të shoqërisë nëpërmjet dialogut për tema vitale në frymën e legjislacionit evropian dhe praktikave evropiane. Ky sesion pune është sesioni i parë me të cilin do të fillohet pikërisht ky mobilizim i publikut profesional dhe unë shpreh respekt dhe përkrahje ndaj Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë të cilët janë bartës të këtij projekti në Maqedoni. Ju pret rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por, me angazhim të përbashkët dhe përkrahje, jam i bindur se rezultatet nuk do të mungojnë. Ju uroj punë të mbarë!

Faleminderit për vëmendjen! 
  



Click