Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 20 dhjetor 2017, Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë 

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, delegacioni i paraprirë nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, është në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në përbërje të delegacionit janë deputetët që njëkohësisht janë edhe anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ejup Alimi, z-nja Beti Rabaxhievska dhe z, Rexhep Memedi. 

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi u prit me nderime të larta shtetërore në aeroportin e Tiranës, ndërsa takimin e parë në këtë vizitë zyrtare e realizoi me mikpritësin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi. 

Duke i dëshiruar mirëseardhje homologut të vet, kryetari Ruçi theksoi se këto takime në nivel të lartë parlamentar janë me rëndësi të veçantë. Republika e Shqipërisë është përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në drejtim të integrimit të vendit në NATO. Sa i takon proceseve të euro-integrimit, të dy vendet duhet të përkrahen në mënyrë të ndërsjellë për arsye se ardhmëria e gjithë rajonit është hyrja në familjen e madhe evropiane. 

Të dy bashkëbiseduesit bisedonin për ngjarjet aktuale në të dy parlamentet, si edhe për aktivitetet e parashikuara parlamentare në periudhën që vijon dhe bashkërisht konstatuan se, të dy parlamentet duhet ta përforcojnë bashkëpunimin në nivel të grupeve për bashkëpunim, të komisioneve dhe në nivelin administrativ.

Kryetari Xhaferi theksoi se për të, paraqet nder i veçantë të realizojë vizitë zyrtare në Shqipërinë miqësore, me të cilën kemi marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe multilaterale dhe potencoi se shumica parlamentare angazhohet për politikë të fqinjësisë së mirë dhe për integrimin euro-atlantik. Me këtë rast, e përshëndeti përkrahjen që Republika e Shqipërisë si anëtare e NATO-s, ia jep Republikës së Maqedonisë.

Kryetari Ruçi nënvizoi se, vëmendje e veçantë u kushtohet minoriteteve që jetojnë në Shqipëri, dhe shembull i mirë për këtë është minoriteti maqedonas në Pustec. 

Gjatë takimit u theksua se të dy vendet fqinje ndajnë interesa të përbashkët në shumë fusha, dhe në këtë drejtim, projektet ekonomike, infrastrukturore dhe energjetike janë me rëndësi të veçantë, siç është ndërtimi i rrugës Qafë Thanë - Elbasan, si pjesë e Korridorit 8, autostrada Elbasan - Dibër, si edhe lidhja hekurudhore ndërmjet dy vendeve, projekte që janë në fazën përfundimtare. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se kjo vizitë zyrtare është vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer në nivelin parlamentar, me ç'rast i inkurajuan grupet parlamentare për bashkëpunim të të dy parlamenteve, ti intensifikojnë marrëdhëniet. 

Kryetari i Kuvendit, të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u nënshkrua në Librin e nderit në Parlamentin e Shqipërisë. 

Pas përfundimit të takimit, të dy kryetarët dhanë deklarata për mediumet.  

Click